Kërko

Më 1 qershor, marshim për Jetën dhe për Familjen në Tiranë

Një peticion me 10 pika, në qendër të manifestimit të organizuar nga Koalicioni shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, më 1 qershor në Tiranë, për t’i thënë “jo” abortit, amësisë surrogate e ideologjive, që kanë të bëjnë me edukimin seksual e gjinor. Takimi, në orën 10.30, në Sheshin Skënderbej. Thirrja e Majlinda Gjoni Thompson, mjeke familje, themeluese e Lëvizjes për Jetën.

R.SH. – Vatikan

Tradicionalisht, dita e 1 qershorit është kremtuar gjithnjë në Shqipëri si ditë kushtuar fëmijëve. Vogëlushët mbushin parqet me lojrat e buzëqeshjet e tyre. Këtë vit, Koalicioni shqiptar Pro Familjes dhe Jetës organizon, pikërisht duke menduar për të ardhmen e tyre, një marshim paqësor me lule, tullumbace e pankarta për të sensibilizuar opinionin publik mbi temën e mbrojtjes së fëmijëve, të familjes dhe të jetës.

Ftohen të gjithë ata, që i kanë për zemër këto vlera dhe çështje siç është jeta dhe familja, në sheshin Skënderbej, në qendër të Tiranës, në orën 10.30, për t’i thënë “jo” abortit, amësisë surrogate, sterilizimit. 

Marshimi për Jetën organizohet nga Kualicioni Shqiptar pro Familjes dhe jetës me drejtues Pastorin Akil Pano, ku bën pjesë edhe Levizja per Jetën Ndihmëtarët e Foshnjave të Zotit, themeluar në Shqipëri nga Majlinda Gjoni Thompson. Koalicioni propozon nënshkrimin e një peticioni me titull “Manifesti i Jetës”, i cili mund të firmoset nga kushdo në linkun: https://forms.gle/Zrtnh5W3mkJyAZqg9 . Më hollësisht për këtë manifestim të dëgjojmë thirrjen e Majlinda Gjoni Thompson, mjeke familje, themeluese e Lëvizjes për Jetën, për marshimin e datës 1 qershor:

Majlinda Thompson

Kujtojmë se Lëvizja për Jetën Ndihmëtaret e Foshnjave te Zotit është themeluar në Shqipëri nga Majlinda Gjoni Thompson por zanafillën e ka në Nju Jork nga Mons. Philip Reilly, themeluesi i vërtet, një meshtar i cili 50 vite ja ka kushtuar mbrojtjes të fëmijëve të palindur duke u lutur para klinikave të abortit. Në Shqipëri është themeluar më 28 qershor 2010, sivjet më 28 qershor feston 14 vjetorin e saj. Majlindja Gjoni Thompson kujton “herën e parë kur kemi dal për tu lutur para spitalit. Çdo të shtune kemi kushtuar Meshën e Shejte për mbrojtjen e jetës dhe pas kësaj kemi shkuar në procesion për tu lutur dhe këshilluar nanat të cilat futeshin në spital për abort. Të shtunën e parë të muajit kemi organizuar Vigjilje për Jetën me Meshë, 2 orë Adhurim edhe procesion drejt spitalit ku kryhen abortet duke lutur rruzaren.

 Lëvizja për Jetën Ndihmëtaret e Foshnjave te Zotit
Lëvizja për Jetën Ndihmëtaret e Foshnjave te Zotit

Nënë Tereza dhe mbrojtja e jetës

Një shembull të jashtëzakonshëm në mbrojtje të jetës së çdo njeriu, pa dallim, nga ajo e palindur akoma e deri tek jeta e braktisur dhe e mënjanuar, kemi në figurën e Shenjtës shqiptare Nënë Terezës, Ganxhe Bojaxhiut. Nënë Tereza nuk krijoi ndonjë ideologji apo teori për këtë, për të ushqyer veprimtaritë e një morie shoqatash “pro-life”, por me gjithë qënien e me gjithë ekzistencën e saj u tregua e gatshme për ta pritur e mbrojtur jetën, duke fshirë çdo dallim feje, race, origjine, kulture, gjuhe apo shtrese shoqërore e duke ndjekur Ungjillin e Krishtit. Bëri ç’është e mundur për çdo jetë njerëzore, marrë një e nga një, që nga ajo e palindur akoma tek jeta e braktisur dhe e mënjanuar, jo vetëm duke thënë pa pushim se “kush nuk është lindur akoma është më i brishti, më i vogli, më i mjeri”.

31 maj 2024, 13:03