Kërko

 Papua Guinea e Re: Provinca Enga rrënohet nga rrëshqitja e dheut Papua Guinea e Re: Provinca Enga rrënohet nga rrëshqitja e dheut 

Rrëshqitje e dheut në Papua Guinea e Re: ndoshta mbi 2 mijë viktima

Masakër e frikshme në vendin jugor. Këto ditë rrëshqitja e dheut në një nga zonat e brendshme, mori me vete dhjetëra shtëpi dhe fshatra.

R. SH. - Vatikan

Një rrëshqitje dheu me përmasa shumë të mëdha ndodhi pak ditë më parë në Papua Guinea e Re. Lëkundja e tokës shembi dhjetëra shtëpi dhe disa fshatra. Deri tani u gjetën vetëm pesë trupa, por parashikimet e Kombeve të Bashkuara flasin për më se 2000 viktima të mundshme, të varrosura nën dhe. Vështirësitë në përcaktimin e saktë të një numri të besueshëm vdekjesh, varen nga fakti se katastrofa ndodhi në një zonë të vështirë për t'u arritur dhe, për shkak të dyndjes së shumë njerëzve në zonë, në ikje nga konfliktet fisnore në zonat e afërta. Llogaritet se rrëshqitja e dheut ka marrë rreth 150 shtëpi, të ndara në gjashtë fshatra, të banuara nga të paktën 4 mijë banorë. Por ka shumë mundësi që numri i viktimave të jetë shumë më i madh. Për këtë do të flasë nëndheu, ku po kërkohen me ankth!

OKB: gati për ta mbështetur vendin

Thellësisht i tronditur dhe i pikëlluar nga kjo që ndodhi, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres:  “Kombet e Bashkuara - pohoi - dhe partnerët e tyre po mbështesin përpjekjet e qeverisë së Papua Guinesë së Re për të shpëtuar çka mund të shpëtohet.  

Mobilizimi është i përgjithshëm. Po luftohet kundër kohës për të shpëtuar çdo të mbijetuar dhe  për të ndihmuar të lënduarit dhe të pastrehët në një skenar ku shkatërrimi është i frikshëm.

27 maj 2024, 12:35