Shenjtorët e javës 26 maj - 2 qershor
R.SH. / Vatikan
E Diel 26 maj, Kisha katolike romake kremton festën e Trinisë Shenjte, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik, solemnitet që na thërret jemi bashkësi dashurie e jete sepse Zoti nuk është vetmi e pafund, por bashkim drite e dashurie: këtë na kujton misteri i Njënisë dhe i Trinisë së Tënzot. Hyji është jetë e dhuruar dhe e marrë në një dialog të amshuar ndërmjet Atit e Birit, në Shpirtin Shenjt – i Dashuruar, i Dashur e Dashuri, siç shprehet Shën Agostini.
Po më më 26 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Filip Nerin, themelues i Kongregatës së Priftërinjve të Oratorit; Shën Eleuterin papë e Shën Simetrin, martir.
Të hënën më 27 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Agostinin, kryeipeshkëv i Kanterbërit.
Të martën më 28 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gjermanin, ipeshkëv i Parisit dhe Shën Vladislaun Demski.
Të mërkurën më 29 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Ursulën Ledohovska, themeluese e motrave Orsoline të Zemrës së Jezusit në agoni, shën Aleksandrin me dy shokët martirë Sisinin dhe Martirin.
Të enjten më 30 maj, kalendari përkujton shën Zhanën d’Ark, virgjër dhe Shën Ferdinandin, mbret i Kastiljes.
Të premten më 31 maj, bie festa e vizitës që e Lumja Mari Virgjër i bëri kushërirës së vet Elizabetës, kjo festë njihet me emrin Pasia e Virgjërës Mari. Kjo festë na kujton Pasinë e së Lumes Mari Virgjër te Shën Elizabeta, nga e cila lind ‘Madhërimi’, ‘Magnificat’, kënga e cila madhëron të Gjithëpushtetshmin Zot për punët e mëdha që kryen në jetën e bijve të vet. Gjoni Pagëzuesi, i cili galdon në kraharorin e Elizabetës, e nis që në barkun e nënës misionin e paraardhësit të Mesisë. Kalendari liturgjik e përkujton këtë festë në këtë datë, sepse mban parasysh tregimin ungjillor, sipas të cilit takimi ndodhi ndërmjet Lajmërimit të Zojës dhe lindjes së Shën Gjon Pagëzuesit.
Të shtunën më 1 qershor, kalendari përkujton shën Justinin, filozof e martir.
Të dielën e ardhshme më 2 qershor, Kisha katolike romake do të kremtojë solemnitetin e Korpit e Gjakut të Krishtit .Gjithnjë më 2 qershor, kalendari kishtar përkujton shën Marçelinin meshtar, shën Pjetrin ekzorçist e martir dhe shën Eugjenin, papë