Festa e vizitës që e Lumja Mari Virgjër i bëri kushërirës së vet Elizabetës

Jo një shenjtor i vetëm, por shumë më tepër, një ngjarje që na zbulon se si shenjtëria është një rrugë e përbashkët: sot festa e Vizitës së Virgjëres së Lume Mari te kushërira saj e moshuar, përfaqëson një ikonë domethënëse të veprimit të Zotit në histori. Ungjilli i Lukës përshkruan takimin: Elizabeta njeh në "nënën e Zotit tim", Marinë Virgjër, projektin që realizohet, duke sjell dashurinë e pafund të Zotit. Kush që mbart Zotin brenda vetes është ndërtues i paqes.

R.SH. / Vatikan

Më 31 maj në fund të majit, muajit Marian, Kisha kujton vizitën që Zoja Mari i bëri kushërirës së saj Elizabetës, pasi mori njoftimin se do të bëhej nëna e Jezusit nëpërmjet veprës së Shpirtit Shenjt. Gjon Pagëzuesi kërceu në kraharorin e nënës duke fillua kështu misionin e tij si Pararendës të Mesisë

Jo një shenjtor i vetëm, por shumë më tepër, një ngjarje që na zbulon se si shenjtëria është një rrugë e përbashkët: sot festa e Vizitës së Virgjëres së Lume Mari te kushërira saj e moshuar, përfaqëson një ikonë domethënëse të veprimit të Zotit në histori. Maria habitet kur mëson lajmin e shtatzënisë së kushërirës së saj të shtyer në moshë dhe më shpejt që të jetë e mundur shkon në shtëpinë e saj që të qenë pranë saj.

Ungjilli i Lukës (Lk 1,39-56) përshkruan momentin e takimit: Elizabeta njeh në "nënën e Zotit tim", Marinë Virgjër, një projekt që realizohet, një fryt të dashurisë së pafund të Zotit. Ai që mbart Zotin brenda vetes është ndërtues i paqes.

Një skenë që ka dy gra si protagoniste dhe bartëse të mesazhit hyjnor drejtuar botës. Këtu lindi një nga tekstet më të rëndësishme në lutjen e krishterë: Madhërimit (Himni i Marisë Magnificat, Lk1,46-55). Sepse shenjtëria fillon aty ku ne njohim veprën e Zotit dhe ia besojmë veten me gëzim fjalës së tij. Festa liturgjike e sotme është me origjinë françeskane dhe u shtri në të gjithë Kishën nga Papa Urbani VI.

31 maj 2024, 10:32