Kërko

Sant'Efrem Sant'Efrem

Më 9 qershor kalendari kujton Shën Efremin, diakon e doktor i Kishës

Njeri tejet i thjeshtë, Efremi mbeti deri në vdekje diakon. E thelloi reflektimin teologjik përmes poezisë e mund të themi se tipari kryesor i veprës së tij është takimi i teologjisë me poezinë. Teologjia, reflektimi fetar, poezia, kënga, lavdërimi i Hyjit shkrihen së bashku e pikërisht në këtë karakter liturgjik të teologjisë së tij, duket qartë e vërteta hyjnore. Tradita kishtare e kujtoi se njeri të përshpirtshëm, teolog të shquar e murg shembullor e të prerë.

R.SH. - Vatikan

Më 9 qershor, kalendari kishtar përkujton Shën Efremin, diakon e doktor i Kishës, harpa e Shpirtit Shenjt që këndoi kërkimin e Zotit. Mjeshtër i shpirtit në gjurmët e të Pafundësisë.

Nëse deti i jetës është i madh, një det i përshkuar nga dallgët dhe rrymat, në të cilin "një valë e vetme mund të të shqyejë dhe të të përplasë me një shkëmb". Në këtë det, feja “është më e mirë se një anije”, sepse nëse ushqehet, ajo “nuk fundoset kurrë”. “Pemët e Edenit/iu dhanë si ushqim Adamit të parë./ Për ne, vetë kopshtari i Kopshtit/është bërë ushqim/për shpirtrat tanë.” Këto vargje vijnë nga agimi i Kishës. Një nga konceptet që përmbajnë shkrimet e Shën Efremit, një diakon nga Siria që jetoi në shekullin e IV. Është vetëm një shembull i thellësisë së arritur nga kërkimet teologjike dhe shpirtërore të këtij dëshmitari të lashtë të Ungjillit.

Efremi, lindi në vitin 306 e vdiq nga murtaja në vitin 373, që iu ngjit në sa u shërbente të sëmurëve, veprimtaria e tij u shqua në shërbim të të gjithëve aq, sa që bashkëkohasit e kujtojnë me epitetin ‘shërbyesi’. Efremi i përkiste kategorisë së njerëzve që ia kushtojnë krejt jetën Jezu Krishtit Zot në shërbim të bashkësisë kishtare, duke i jetuar besnikërisht kushtet e virgjërisë e të varfërisë.

Njeri tejet i thjeshtë, Efremi mbeti deri në vdekje diakon. Ai e thelloi reflektimin teologjik përmes poezisë e mund të themi se tipari kryesor i veprës së tij është takimi i teologjisë me poezinë. Teologjia, reflektimi fetar, poezia, kënga, lavdërimi i Hyjit shkrihen së bashku e pikërisht në këtë karakter liturgjik të teologjisë së tij, duket qartë e vërteta hyjnore. Në veprën e tij përdori me sukses të madh sidomos simbolin, në sa këndonte teologjinë në një poezi tepër të pasur me figura letrare të marra nga natyra, nga jeta e përditshme e nga Bibla. 

Tradita kishtare e kujtoi si njeri të përshpirtshëm, teolog të shquar e murg shembullor e të prerë. Përfaqësuesi më simbolik i krishterimit në gjuhën siriake, poeti më i përmendur në të gjithë epokën patristike, Siriaku pohonte: “Në krijim, asgjë nuk është e izoluar e bota, përkrah Shkrimit Shenjt, është Bibla e Hyjit”. 

Shën Efremi, Sirian, lindi në Nisibi, (Mesopotami) në vitin 306, ndërsa vdiq në qytetin Edesa ne vitin 373, Siri (sot Turqi) më 9 qershor të vitit 373. Ishte shumë i ri, vetëm 7 vjeçar kur Konstantini e shpalli ediktin e Milanos. Mirëpo, Efremi nuk e pati mundësinë ta gëzonte lirinë e kultit fetar në familje, sepse babai i tij, prift pagan nuk ishte i mendimit e nuk i pëlqente formimi i krishterë, të cilin formim të birit ia mësonte nëna e përshpirtshme. Për këtë Efremi qe dëbuar nga i ati prej shtëpie. 18 vjeçar e mori pagëzimin dhe jetoi në Edesa, duke punuar si shërbëtor në një banjo publike.

Në vitin 338 Nisibi qe sulmuar prej Persianëve dhe Efremi luftoi në mbrojtje të tij. Kur Nisibi ra nën pushtimin persian, Efremi, i bërë diakon, në vitin 365 u vendos në Edesa, ku drejtoi një shkollë. Shën Efremi Siriaku, njohës i thellë i Shkrimeve biblike, ishte përçues i mirëfilltë i doktrinës së Kishës së krishterë të vjetër. Njihet si përhapësi i të vërtetave të krishtera, kryesisht përmes poezisë, për çka edhe u quajt “harpa e Shpirtit Shenjtë”. Vdiq më 9 qershor të vitit 373 në Edesa. 

09 qershor 2024, 07:22