Për udhë, në Rai 3 Për udhë, në Rai 3 

"Për udhë”, në Rai3 pesë episode kushtuar fesë e bukurisë

Shtegtim nëpër vende të mahnitëse, zhytur në gji të natyrës, simbol i kulturës italiane: ky është propozimi i programit drejtuar nga Atë Enzo Fortunato dhe Giulia Nannini, që do të transmetohet nga 5 gushti deri më 2 shtator. Pompei, Venecia, Bregu i Amalfit, Castel Gandolfo, Assisi dhe Parku Kombëtar i Vezuvit janë fazat e këtij edicioni të shtatë.

R. SH. - Vatikan

Programi "Për udhë - ndërmjet artit dhe fesë", i drejtuar nga Atë Enzo Fortunato dhe Giulia Nannini, rikthehet të hënën, më 5 gusht, në Rai3, në orën 15.10. Do të vizitojë vende mahnitëse në natyrë dhe simbole të kulturës italiane, deri më 2 shtator. Pompei, Venecia, Bregu i Amalfit, Castel Gandolfo, Assisi dhe Parku Kombëtar i Vezuvit janë në qendër të pesë episodeve të edicionit të shtatë të programit televiziv, shkruar nga Paola Miletich dhe drejtuar nga Marco Capasso.

Xhirime televizive në Scala, një qytet në Bregun e Amalfit
Xhirime televizive në Scala, një qytet në Bregun e Amalfit

Shtegtim nëpër vende me bukuri të pakrahasueshme

“Për këtë edicion do t'ju udhëzojmë në një shtegtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar vende me bukuri të pakrahasueshme”- nënvizon Atë Fortunato - duke shpresuar që rrugët e propozuara të bëhen caqet e preferuara për italianët. “Rritja e kohëve të fundit e shëtitësve na mbush me shpresë - shton françeskani - vetë Shën Françesku dhe Shën Pjetri ishin shtegtarë  të etur për të shkelur udhët e botës”.

Prezantuesja Giulia Nannini mbi Vezuv
Prezantuesja Giulia Nannini mbi Vezuv

Viset e pesë episodeve

Episodi i parë do të nisë nga Scala dhe Ravello, në Bregun e Amalfit, vende të cilat frymëzuan shenjtorë dhe aventurierë. “In Cammino” – “për Udhë”  vazhdon drejt Ottaviano-s, në provincën e Napolit, duke ecur në shtigjet kryesore që të çojnë në majën e Parkut Kombëtar të Vezuvit përmes rrugëve të jashtëzakonshme. Episodi përfundon në Shenjtoren e Pompeit, një nga vendet më të vlerësuara dhe më të vizituara të adhurimit në Itali, ku ruhet figurja shenjte e Zojës së Bekuar

Kjo do të pasohet nga episode kushtuar një Venediku larg flukseve turistike, në viset e Shën Françeskut në Umbria, duke përshkuar Asizin, Spello-n dhe Perugia-n e deri në mrekullitë e Kopshteve Barberini dhe rezidencës papnore të Castelgandolfo -s, në shekuj vend shumë privat, portat e së cilës Papa sot ia ka hapur botës së madhe.

Brendia e Shenjtërores së Pompeit
Brendia e Shenjtërores së Pompeit

Gjesti i lashtë i ecjes

“Ecja, nga ana tjetër, ndihmon në shërimin e plagëve. Ato të brendshme dhe fizike, por është edhe balsam për plagët mjedisore”, pohon Marco Capasso i cili shton: “Në botën e internetit dhe realitetit virtual, ku neutralizohet e gjithë hapësira dhe koha, gjesti i lashtë i ecjes na lejon të rizbulojmë masën njerëzore të sendeve”.

04 gusht 2024, 11:22