Shenjtorët e javës 13-20 tetor

Ungjilli i kësaj së diele, nga Marku (10,17-30), na kujton se pasuria është e destinuar nga Zoti për t’u përdorur sipas nevojave e jo thjesht për t’u grumbulluar. Prandaj, do të jetë e vështirë për ata, që s’mund të ndahen prej saj, të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit

R.SH. - Vatikan

E Diel 13 tetor,  Kisha Katolike kremton tё Dielën e 28-të të vitit kishtar ‘B’, e gjithnjё mё 13 tetor, sipas kalendari kishtar bie përkujtimi i Shën Teofilit, ipeshkëv i Antiokisë.  Ungjilli i kësaj së diele, nga Marku (10,17-30), na kujton se pasuria është e destinuar nga Zoti për t’u përdorur sipas nevojave e jo thjesht për t’u grumbulluar. Prandaj, do të jetë e vështirë për ata, që s’mund të ndahen prej saj, të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit.

Tё hёnёn mё 14 tetor, kalendari kishtar pёrkujton shën Kalistin I, papë e martir

Të martën më 15 tetor, kremtohet një shenjte e madhe e Kishës, karmelitania e zbathur, shën Tereza e Avilës, virgjër e dijetare.  Po të hënën, kremtohen edhe shën Barseni e shën Tekla.

Tё mërkurën më 16 tetor, bie pёrkujtimi liturgjik i shën Edvigjes, dukeshë e Polonisë, rregulltare; e shën Margaritës Alakok, virgjër dhe e shën Gerard Majelës. 

Tё enjten më 17 tetor, kalendari pёrkujton shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir. 

Tё premten më 18 tetor, kalendari kishtar pёrkujton Shën Lukёn ungjilltar.  Mjek, pajtor i artistëve, shën Luka, me Ungjillin e tij, i thur lavde Zotit në Mbretërinë Qiellore, ashtu siç bëjnë të gjithë shenjtorët me jetën e tyre. Ai mund të quhet teologu i misionit, sepse i jep rëndësi të veçantë shpalljes së Lajmit të Mirë të Krishtit.

Të shtunën, më 19 tetor, përkujtohen shën Gjoni i Brebëfit e shën Isaku Jogues, meshtarë jezuitë, martirë kanadezë, si edhe shën Pali i Kryqit, themelues i Pasionistëve. 

Të dielën e ardhshme më 20 tetor, Kisha katolike do tё kremtojё tё Dielën e 29-tё gjatë vitit kishtar, gjithnjё mё 20 tetor, kalendari pёrkujton shёn Maria Bertilla Boscardin, virgjër.  Po mё 20 tetor do tё kremtohet Dita Botёrore Misionare me temën e marrë nga Ungjilli sipas Mateut “Shkoni e ftojini të gjithë në gosti”

13 tetor 2024, 10:03