Malakia Profet. Feja nuk mund të jetë sa për sy e faqe

Dita e Zotit do të vijë dhe atëherë ata që presin drejtësinë do ta shohin dëshirën e tyre të përmbushur: ky është mesazhi qendror i Ardhjes, koha në të cilën ne presim që plani i Zotit të përmbushet në sytë e pambrojtur të një foshnjeje të porsalindur. Dhe profeti i shenjtë Malakia e thërret të gjithë popullin e Izraelit pikërisht në këtë lloj pritjeje.

R.SH. / Vatikan

Tre kapitujt e tij përmbajnë një paralajmërim themelor: feja nuk mund të jetë vetëm një fasadë dhe ritet duhet të kremtojnë jetën. Sepse në dritën e Zotit e vërteta do të jetë e qartë për të gjithë, askush nuk do të jetë në gjendje ta fshehë atë që është më të vërtetë. Kjo është arsyeja pse profeti sulmon "ata që mashtrojnë punëtorin e rrogës, kundër shtypësve të vejushës e jetimit dhe kundër atyre që i bëjnë keq një të huaji".

Malakia profet vinte nga fisi i Zabulonit (sipas të tjerëve, nga Levi). Ishte ende i ri kur u bë kthimi i judenjve të Babilonisë dhe mori pjesë në reformën fetare të Esdrës dhe të Nehemisë, si dhe në rindërtimin e Tempullit (rreth 450).

Por shumë shpejt, priftërinjtë filluan të kryenin ritualet e tyre me përtesë. I shkelën sërish porositë e Ligjit dhe zakonet u degraduan; atëherë Zoti dërgoi Malakinë, të fundmin e profetëve të Tij të vegjël, për t’i lajmëruar se së shpejti do t’i jepte fund meshtarisë së pabesë hebraike dhe se Engjëlli i Besëlidhjes së Re (3,1), Dielli i Drejtësisë (3,20), d.m.th. Krishti, do të vinte për të përuruar një meshtari të re dhe të përjetshme. “Ja, unë po ju dërgoj të dërguarin tim. Ai do ta bjë gati udhën para meje. Dhe paptritmas do të vijë në Shenjtëroren e vet Zotëruesi, që ju e kërkoni, dhe Engjëlli i besëlidhjes, që ju e dëshironi. Ja, ai po vjen” (3.1).

18 dhjetor 2024, 11:00