Kërko

 Il Presepe nell'arte - libro di Rosa Giorigi Il Presepe nell'arte - libro di Rosa Giorigi

Ardhja është kohë për të përforcuar fenë në Zotin

Në kёtё periudhë shpirtërore qё paraprin e përgatit Krishtlindje, Kisha na flet sidomos për Kohën e Ardhjes, si rast tё volitshëm për ta kuptuar plotësisht lindjen e Jezusit në Betlehem dhe për të krijuar lidhje personale me Birin e Zotit

R.SH. - Vatikan

Koha liturgjike e Ardhjes e cila na paraprin dhe përgatit shpirtòrisht pёrkremtimin e Krishtlindjes, ka tri përmasa: të kaluarën, të ardhmen e të tashmen. Koha e Ardhjes është kohë e volitshme për ta pastruar shpirtin e për ta përforcuar fenë nё dashurinë e Zotit qё vjen tek ne. Krishtlindja ёshtё takim i Zotit me njerizimin. Pikënisjen e këtij reflektimi e kemi nё Ungjillin e Mateut (Mt 8,5-11): takimi i Jezusit, në Kafarnaum, me centurionin, i cili i kërkon ndihmë për shërbëtorin e tij të paralizuar, që s’luan dot nga krevati. Simbolike, kjo ngjarje, që flet për paralizë. Edhe ne mund të na ndodhë të paralizohemi në fe, duke e harruar gjallërinë jetike tё saj. E kur paralizohesh, e humbet forcën e fesë, risinë e fesë, që vijon të përtërihet vazhdimisht.

Krishtlindja nuk ështё festë mondane

Kjo periudhë qё na përgatit pёr Krishtlindje, siç pёrmendem, ka tri përmasa: përmasa e parë e Kohës së Ardhjes është e kaluara, “pastrimi i kujtesës”. Duhet të kujtojmë mirë se nuk kremtojmë lindjen e Bredhit të Festës, që sigurisht është simbol i bukur, por kremtojmё lindjen e Jezu Krishtit.

Të kujtojmë se lindi Zoti Jezus, Shëlbuesi, Ai, që erdhi të na shpëtojë. Natyrisht, duhet kujtuar edhe festa me simbolet qё ka, po ne rrezikohemi, e edhe tundohemi ta presim Krishtlindjen me mendësinë e botës, ta zhveshim kёtё tё kremte nga thelbësorja. Kur festa nuk është më kundrim,  festë e bukur në familje, me Krishtin në krye të vendit, nis të shndërrohet në festë thjesht mondane, në qendër të së cilës janë shpenzimet, dhuratat e shumë gjëra tjetra... Po Zoti nё kёtё tё kremte ku ёshtё? në një skutë, krejt i harruar, jo nё qendër. Kështu mund tё ndodh në shtëpi e po kështu edhe në jetën tonë personale. Jezu Krishti Lindi në Betlehem, e  pastaj? Prandaj nuk duhet të harrojmë se Koha e Ardhjes është një rast i volitshëm për të pastruar kujtesën e kohës së kaluar e tё kuptojmë tё sotmen e tё orientohemi drejt sё ardhmes!

Të pastrosh shpresën

Koha e Ardhjes na ndihmon të pastrojmë shpresën dhe të përgatitemi për takimin përfundimtar me Zotin. Sepse ai Zot që erdhi, edhe do të kthehet, do të vjen përsëri! E do të kthehet për të na pyetur: “Si e kalove jetën?”. Do të jetë takim personal. Sot takimin personal me Zotin e kemi në Eukaristi (Meshën Shenjte) e nuk mund të kemi takim kaq personal me Krishtlindjen e masë 2000 vjetëve më parë. Po kur Ai do të kthehet, do të takohemi sy për sy. E kjo do të thotë ta pastrosh shpresën.

Zoti troket çdo ditë në zemrën tonë

Pёr kёtё arsye Kisha na fton të gjithëve ta kultivojmë përmasën e përditshme të fesë e tё dashurisё, pavarësisht nga shqetësimet e ankthet, duke e shkundur mirë “shtëpinë shpirtërore”. Zoti ynë është Zoti i të papriturave e ne si të krishterë duhet t’i dallojmë shenjat e Atit qiellor, ta dëgjojmë ditë për ditë Fjalën, që na thotë.

Kemi pastaj përmasën e tretë qё është më e përditshme: të pastrojmë vigjilencën. Vigjilenca e lutja janë dy fjalë tipike për Kohën e Ardhjes; sepse Zoti  erdhi në Historinë e Betlehemit, do të vijë në fund të botës e edhe në fundin e jetës së secilit prej nesh. E mos tё harrojmë! Ai vjen çdo ditë, çdo çast. Vjen në zemrën tonë, për ta mbushur përplot me frymëzimin dhe dhuratat e Shpirtit Shenjt Zot.

02 dhjetor 2023, 11:05