Fëmijët e Gazës: “faleminderit Françesk, që jeni gjithmonë me ne”
R.SH. / Vatikan
“Faleminderit Papa Françesku, që jeni gjithmonë me ne!”: kjo, përshëndetja që fëmijët e famullisë kishtare latine të Familjes së Shenjtë të Gazës i drejtojnë Papës në një video, në prag të Ditës Botërore të Fëmijëve që hapet nesër në Romë, në stadiumin Olimpik, dhe që do të kulmojë me Meshën, në Sheshin e Shën Pjetrit, të dielën, 26 maj.
“Edhe ne deshëm të jemi pjesë e këtij takimi në një farë mënyre, duke e përshëndetur Atin e Shenjtë dhe të gjithë fëmijët, që do të jenë të pranishëm” - shpjegon për SIR famullitari At Gabriel Romanelli - i cili vetëm pak ditë më parë mundi të kthehej në famullinë e tij, në të njëjtën kohë me vizitën e Patriarkut latin, kardinalit Pierbattista Pizzaballa.
"Çdo mbrëmje - pohon famullitari - Ati i Shenjtë e thërret famullinë për të biseduar me ne, për të mësuar si jemi. Një nga rekomandimet që na bën gjithmonë është të kujdesemi për fëmijët tanë".
"Faleminderit Papa Françesku që jeni gjithmonë me ne".
Një delegacion fëmijësh nga Betlehemi dhe Jeruzalemi do të jetë gjithashtu i pranishëm në GMB. Në mesin e tyre janë edhe katër nxënës nga shkolla Helen Keller në Beit Hanina, Ibrahim, Alaa, Talin dhe Celin. Një ‘ëndërr’ e mundësuar edhe nga dashamirësit e shoqatës “Oazi i Paqes” që kujdeset për fëmijët e Tokës së Shenjtë, me kryetare Adriana Sigilli.
Nesër ata do të bashkohen me fëmijët e Gazës, që kanë mbërritur në Itali javët e fundit për t'u mjekuar në spitale të ndryshme pediatrike italiane. "Fëmijët tanë në Gaza - përfundon famullitari - në mënyrë ideale duan të bashkohen me shokët e tyre nga e gjithë bota për t'u kërkuar atyre të luten për paqen dhe për fundin e dhunës, siç na kërkon gjithmonë Papa Françesku”.
Në DBF do të jetë i pranishëm edhe një delegacion fëmijësh nga Betlehemi dhe Jeruzalemi. Në mesin e tyre janë edhe katër nxënës nga shkolla Helen Keller në Beit Hanina: Ibrahimi, Alaa, Talini dhe Celini. Një ‘ëndërr’ e mundësuar edhe nga dashamirësit e shoqatës “Oazi i Paqes” që kujdeset për fëmijët e Tokës së Shenjtë.
Nesër ata do të bashkohen me fëmijët e Gazës që mbërritën në Itali javët e fundit për t'u mjekuar në spitale të ndryshme pediatrike italiane. "Fëmijët tanë në Gaza - përfundon famullitari - duan të bashkohen në mënyrë ideale me shokët e tyre nga e gjithë bota, për t'u kërkuar të gjithëve të luten për paqen dhe për fundin e dhunës, siç na e kërkon gjithmonë Papa Françesku”.