Trieste: në përfundim të Javës Sociale Katolike, pritja e fjalëve të Papës
R. SH. - Vatikan
Java e 50-të Sociale e Katolikëve në Itali e cila këtë vit titullohet "Në zemër të demokracisë. Pjesëmarrje ndërmjet historisë dhe së ardhmes" po jeton ditën e saj të katërt. Pas kremtimit eukaristik dhe një reflektimi shpirtëror, punimet angazhuan rreth 900 delegatët përmes Laboratoreve të Pjesëmarrjes, ndjekur nga një çast asambleje.
Pasdite vijojnë 6 takime të njëkohshme, në po aq vende të qytetit, titulluar “Dialogë të praktikave të mira”, me temat e ekonomisë civile, zhvillimit të qëndrueshëm, vlerës së inteligjencës “Artizanale”, lidershipit rinor. Programi do të vazhdojë me Sheshet e Demokracisë, vende debati të hapura për publikun, ku po flitet për paqen, çarmatimin, politikën, institucionet dhe demokracinë, Evropën, barazinë dhe brezat e rinj. Për të mbyllur ditën, dy mbrëmje të veçanta në të njëjtën kohë për delegatët e pranishëm në Javën Sociale, qytetarët dhe të ftuarit i Caritas-it të Triestes: koncerti i ansamblit "The ESYO Solists", me regji të Igor Coretti Kuret, dhe shfaqja e Giovanni Scifoni kushtuar Shën Françeskut me titullin "Frà, superylli i Mesjetës".
Demokracia, kantier i hapur
Nesër, e diel, dita e fundit me fjalimin në orën 8.30 të Papës Françesku, i cili pas fjalëve të tij para pjesëmarrësve të Kongresit, do të zhvendoset në Piazza Unità d'Italia për të kryesuar kremtimin eukaristik në orën 10.30 dhe për të kremtuar Engjëllin.