Grupet e punës në Javën e 50-të Sociale të Katolikëve Italianë në Trieste (foto nga Alvise Sperandio) Grupet e punës në Javën e 50-të Sociale të Katolikëve Italianë në Trieste (foto nga Alvise Sperandio) 

Trieste: në përfundim të Javës Sociale Katolike, pritja e fjalëve të Papës

Po i afrohet fundit Java e 50-të Sociale e katolikëve, e organizuar këtë vit në Trieste. Nesër Papa Françesku do të jetë i pranishëm për të mbyllur punimet. Sebastiano Nerozzi dhe Sergio Gatti, anëtarë të Komitetit Shkencor, bëjnë vlerësimin fillestar: gjatë kësaj jave u duk aftësia e një demokracie të aftë për të dëgjuar e për t’i lidhur institucionet dhe klasën politike, me nevojat e qytetarëve

R. SH. - Vatikan

Java e 50-të Sociale e Katolikëve në Itali e cila këtë vit titullohet "Në zemër të demokracisë. Pjesëmarrje ndërmjet historisë dhe së ardhmes" po jeton ditën e saj të katërt. Pas kremtimit eukaristik dhe një reflektimi shpirtëror, punimet angazhuan rreth 900 delegatët përmes Laboratoreve të Pjesëmarrjes, ndjekur nga një çast asambleje.

Pasdite vijojnë 6 takime të njëkohshme, në po aq vende të qytetit, titulluar “Dialogë të praktikave të mira”, me temat e ekonomisë civile, zhvillimit të qëndrueshëm, vlerës së inteligjencës “Artizanale”, lidershipit rinor. Programi do të vazhdojë me Sheshet e Demokracisë, vende debati të hapura për publikun, ku po flitet për paqen, çarmatimin, politikën, institucionet dhe demokracinë, Evropën, barazinë dhe brezat e rinj. Për të mbyllur ditën, dy mbrëmje të veçanta në të njëjtën kohë për delegatët e pranishëm në Javën Sociale, qytetarët dhe të ftuarit i Caritas-it të Triestes: koncerti i ansamblit "The ESYO Solists", me regji të Igor Coretti Kuret, dhe shfaqja e Giovanni Scifoni kushtuar Shën Françeskut me titullin "Frà, superylli i Mesjetës".  

Demokracia, kantier i hapur  

Nesër, e diel, dita e fundit me fjalimin në orën 8.30 të Papës Françesku, i cili pas fjalëve të tij para pjesëmarrësve të Kongresit, do të zhvendoset në Piazza Unità d'Italia për të kryesuar kremtimin eukaristik në orën 10.30 dhe për të kremtuar Engjëllin.

06 korrik 2024, 16:26