Dy arrestime të tjera në Nikaragua Dy arrestime të tjera në Nikaragua   (AFP or licensors)

Nikaragua, autoritetet arrestojnë dy famullitarë të dioqezës së Matagalpa-s

Ulises René Vega Matamoros dhe Edgard Sacasa u arrestuan më 1 gusht, gjatë festës së shenjtit Pajtor të Managua-s, Shën Domenico de Guzmán.

R. SH. - Vatikan

Mediat Nikaraguane flasin për arrestimin e priftërinjve, famullitarë të dioqezës së Matagalpas, Ulises René Vega Matamoros dhe Edgard Sacasa. Nuk dihet ende arsyeja e arrestimit, as vendi i ndalimit. Kjo kishë lokale ishte gjithashtu objekt i burgosjes, në dhjetor 2023, dhe më pas i mërgimit, në janar 2024, të ipeshkvit të saj, Imzot Rolando Álvarez.

Në Nikaragua u arrestua prifti, që pasoi Imzot Álvarez Lagos

Burimet njoftojnë se priftërinjtë u arrestuan më 1 gusht, gjatë kremtimit të Shën Dominik i Guzmanit, Pajtor i Managuas. Imzot Ulises Vega është famullitari i kishës së San Ramón, ndërsa imzot Edgar Sacasa, famullitari i kishës së San Isidoro.

26 korrikun e kaluar, administratori ad omnia i dioqezës së Estelit, imzot Frutos Valle, u arrestua dhe u transferua në seminarin kombëtar ndërdioqezan të Zojës së Fatimes, në Managua, aktualisht i përdorur nga autoritetet si vend izolimi për anëtarët e klerit, si kuvendi i fretërve françeskanë në Shkodër, në kohën e komunizmit në Shqipëri.

Vlerësohet se të paktën 140 rregulltare e rregulltarë  u detyruan të largohen nga vendi që nga viti 2018, pa harruar edhe organizatat e shumta kishtare të cilat u shpronësuan ose iu hoq statusi ligjor.

 

02 gusht 2024, 15:31