Tutti Santi Tutti Santi

Lutje të Gjithë Shenjtorëve

Festa e të gjithë shenjtorëve, o Zot:/fëmijë, të rinj e pleq, /të bardhë, të zinj, të kuq e të verdhë... /Njerëz nga të gjithë racat, /nga të gjitha kulturat, /që ty ta besuan gjithë jetën, /me thjeshtësinë e fëmijës, /me gëzimin e të rriturit.../E Ti, o Zot, na thërret edhe ne/për rrugë, pas Shenjtorëve!/Mjafton ta hapim zemrën, /Mjafton që Ti të zbresësh/në thelb të zemrës sonë, për të na lartuar drejt Qiellit!

R.SH. / Vatikan

Festa e të gjithë shenjtorëve, o Zot,
Është festa e të gjithë atyre
që Kisha i njeh e s’i njeh.
E këta janë më të shumtit.
Festa e të gjithë shenjtorëve, Zot:
fëmijë, të rinj e pleq,
të bardhë, të zinj, të kuq e të verdhë...
Njerëz nga të gjithë racat,
nga të gjitha kulturat,
që ty ta besuan gjithë jetën,
me thjeshtësinë e fëmijës,
me gëzimin e të rriturit.
Me gëzim e dashuri,
edhe në çastin e provës;
edhe kur ishte në lojë
gjithë ç’patën më të çmuar.

Festa e të gjithë Shenjtorëve, o Zot!
Festë e shenjtërisë heroike,
që të duket e pamundur.
E e shenjtërisë së përditshme:
që herë të tremb
herë tjetër t’lumnon
rreth vatrës së ëmbël të shtëpisë sate.

Festa e të gjithë Shenjtorëve, o Zot,
E të gjithë atyre që të ndoqën,
me hap të sigurtë, të vendosur!
Por edhe e jona, që çalojmë
Në shtegun e hapur prej teje.

Po, sepse Ti dhe ne na jep zemër,
jetë na jep edhe shpresë!
Mirësi e shenjtëri
në ty e kanë burimin!
E Ti na thërret edhe ne
për rrugë, pas Shenjtorëve!
Mjafton ta hapim zemrën,
Mjafton që Ti të zbresësh
në thelb të zemrës sonë, për të na lartuar drejt Qiellit!

31 tetor 2024, 15:50