Kërko

 Gjurmë të ndotjes shkatuar nga nxjerrja e naftës Gjurmë të ndotjes shkatuar nga nxjerrja e naftës 

Papa: një vit i posaçëm kushtuar “Laudato si’” dhe kujdesit për shtëpinë e përbashkët.

Pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa kujtoi pesëvjetorin e Enciklikës “Laudato si’” dhe njoftoi se duke nisur nga java, që sapo iu kushtua temës, “do të zërë fill një vit i tërë reflektimi për kujdesin ndaj krijimit”.

R. SH. - Vatikan

Pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa kujtoi pesëvjetorin e Enciklikës “Laudato si’” dhe njoftoi se duke nisur nga java, që sapo iu kushtua temës, “do të zërë fill një vit i tërë reflektimi për kujdesin ndaj krijimit”.  Këtij kujdesi Papa i kushton një lutje të veçantë:

“O Zot i dashur, krijues i qiellit e i tokës e i të gjitha sendeve, që përmbajnë,

hapi mendjet tona e preki zemrat, që të mund të jemi pjesë e gjithësisë, dhurata jote.

Ji i pranishëm në jetën e nevojtarëve të këtyre kohëve të vështira, posaçërisht për të varfërit e të ligshtit.

Ndihmona të tregojmë solidaritet krijues në përballimin e pasojave të kësaj pandemie globale.

Jepna guxim t’i pranojmë ndryshimet, që i shërbejnë së mirës së përbashkët.

Sot, më shumë se kurrë, mund ta ndjejmë se jemi të gjithë të ndërlidhur e të ndërvarur.

Na ndihmo ta dëgjojmë e t’i përgjigjemi

britmës së tokës e klithmës së të varfërve.

Qofshin vuajtjet e sotme, dhimbjet e lindjes së një bote më vëllazërore e më të qëndrueshme.

Nën shikimin plot dashuri të Zojës Ndihmëtare

Të lutemi nëpër Krishtin, Zotin tonë".

Amen!

24 maj 2020, 13:05