Papa: një vit i posaçëm kushtuar “Laudato si’” dhe kujdesit për shtëpinë e përbashkët.
R. SH. - Vatikan
Pas lutjes së Mbretëreshës Qiellore, Papa kujtoi pesëvjetorin e Enciklikës “Laudato si’” dhe njoftoi se duke nisur nga java, që sapo iu kushtua temës, “do të zërë fill një vit i tërë reflektimi për kujdesin ndaj krijimit”. Këtij kujdesi Papa i kushton një lutje të veçantë:
“O Zot i dashur, krijues i qiellit e i tokës e i të gjitha sendeve, që përmbajnë,
hapi mendjet tona e preki zemrat, që të mund të jemi pjesë e gjithësisë, dhurata jote.
Ji i pranishëm në jetën e nevojtarëve të këtyre kohëve të vështira, posaçërisht për të varfërit e të ligshtit.
Ndihmona të tregojmë solidaritet krijues në përballimin e pasojave të kësaj pandemie globale.
Jepna guxim t’i pranojmë ndryshimet, që i shërbejnë së mirës së përbashkët.
Sot, më shumë se kurrë, mund ta ndjejmë se jemi të gjithë të ndërlidhur e të ndërvarur.
Na ndihmo ta dëgjojmë e t’i përgjigjemi
britmës së tokës e klithmës së të varfërve.
Qofshin vuajtjet e sotme, dhimbjet e lindjes së një bote më vëllazërore e më të qëndrueshme.
Nën shikimin plot dashuri të Zojës Ndihmëtare
Të lutemi nëpër Krishtin, Zotin tonë".
Amen!