Kërko

Taize a Lubiana 2023 Taize a Lubiana 2023

Të rinjtë: Taizé, Takimi i 46-të Evropian në Lubjanë, nga 28 dhjetor deri më 1 janar

Në fund të çdo viti, mijëra të rinj nga vende të ndryshme mblidhen për pesë ditë në një qytet të madh evropian, për t'u lutur dhe për ta jetuar jetën e popullsisë dhe të bashkësive kishtare vendase. Sivjet Takimi i 46-të Evropian do të zhvillohet nga e enjtja, 28 dhjetor 2023, deri të hënën, 1 janar 2024 në Lubjanë dhe u drejtohet të rinjve të moshës 18 deri në 35 vjeç.

R.SH. - Vatikan

Në fund të çdo viti, mijëra të rinj nga vende të ndryshme mblidhen për pesë ditë në një qytet të madh evropian, për t'u lutur dhe për ta jetuar jetën e popullsisë dhe të bashkësive kishtare vendase.

Kështu, pas Madridit, Wroclawit, Torinos dhe Rostockut, sivjet Takimi i 46-të Evropian do të zhvillohet nga e enjtja, 28 dhjetor 2023, deri të hënën, 1 janar 2024 në Lubjanë. Takimi evropian u përgatit nga Bashkësia Ekumenike e Taizésë, në bashkëpunim me Kishat lokale dhe me mbështetjen e qytetit të Lubjanës.

Pjesëmarrësit u nisën, duke lënë pas sigurinë dhe atmosferën familjare të shtëpive të tyre, për t’u mirëpritur nga popullata vendase, për të jetuar ca çaste me ta, për të ndarë jetën dhe kulturën e tyre, për të takuar të rinj të tjerë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, për të kërkuar  kuptimin e jetës përmes lutjes, heshtjes dhe këngës, reflektimit dhe ndarjes personale e për të hyrë së bashku në Vitin e Ri.

Në këmbim, popullata mikpritëse u hap dyert të huajve, e gatshme të ndajë për një kohë të shkurtër edhe jetën me ta. Kjo kërkon besim të ndërsjellë nga të gjithë dhe prandaj takimi bëhet shenjë që tregon sesi mund të jetohet në solidaritet dhe miqësi.

“Shtegtimi është ngjarje e rëndësishme për ata që e marrin përsipër, për ata që guxojnë të nisen dhe rrezikojnë të dështojnë, por edhe për ata që mirëpresin të tjerët e, duke e bërë këtë, “marrin më shumë se sa japin” - dëshmon një i ri pjesëmarrës.

“Mijëra shtegtarë të rinj takohen me mijëra njerëz, që pranojnë t’i hapin shtëpitë e tyre për të huajt. E që ndajnë më shumë, shumë më tepër, nga pasuritë e tyre; ndajnë jetën, fenë, shpresat".

Ftesa për ta shijuar këtë shtegtim të paharrueshëm u drejtohet të rinjve të moshës 18 deri në 35 vjeç!

04 dhjetor 2023, 12:49