Kërko

-PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT -PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT  (AFP or licensors)

Papa: që ditën e parë, lufta është disfatë, të punojmë me forcë për paqen

Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku i ftoi rishtas besimtarët të mos e harrojmë “Ukrainën e martirizuar”, por as Palestinën, Izraelin, Mianmarin dhe shumë vende në luftë.

R. SH. - Vatikan

"Sot ne kemi nevojë për paqe, lufta, që nga dita e parë, është humbje". Papa Françesku u kërkoi edhe një herë të gjithëve, në përfundim të audiencës së përgjithshme, të mos e harrojnë “Ukrainën e torturuar”, e as Palestinën, Izraelin, Mianmarin dhe vendet e shumta në luftë. Në vijim  ftoi:

“Të lutemi për paqen. Zoti na dhëntë forcë për të luftuar gjithmonë për paqen”.

Përshëndetje besimtarëve, që kremtojnë Shenjtin Pajtor

Në përshëndetjen e besimtarëve italishtfolës, Papa iu drejtua veçanërisht atyre të Dioqezës Frosinone-Veroli-Ferentino, shoqëruar nga ipeshkvi Ambrogio Spreafico, të cilët përkujtojnë 1500-vjetorin e vdekjes së Papës Ormisda, shenjt pajtor i qytetit të Frosinones.

Përshëndeti edhe Akademinë e Volejbollit Piacenza (Volley Academy Piacenza) e angazhuar "për të siguruar një mjedis të sigurt sportiv, në bashkëpunim me shërbimin dioqezan për mbrojtjen e të miturve", dhe pjesëmarrësit në Forumin Akademik, Social dhe të Punës të Industrisë së Energjisë, organizuar nga Scholas Occurrentes.

I inkurajoi, kështu, të gjithë “të meditojnë mbi Shkrimin e Shenjtë. Në të, Jezusi e fuqizon dhe e ndriçon jetën tonë”.

12 qershor 2024, 12:11