Lutja e Papës në Meshën për të vdekurit në varrezat Laurentino

Lutja e Papës në varrezat Laurentino, në Romë, përpara bekimit në mbyllje të Meshës kremtuar për të vdekurit. Bekuar qofsh, o Hyj, Atë i Zotit tonë Jezu Krishtit, që në mëshirën Tënde të madhe na ringjalle, nëpërmjet Ngjalljes së Jezu Krishtit nga të vdekurit, në një shpresë të gjallë, për një trashëgim që nuk prishet as nuk kalbet.Dëgjoje lutjen që të drejtojmë për të gjithë të dashurit tanë, të cilët e lanë këtë botë. Hapi krahët e Mëshirës Tënde dhe pranoji në asamblenë e lumnueshme

R.SH. / Vatikan

Lutja e sotme e Papës në varrezat Laurentino, në Romë, përpara bekimit në mbyllje të Meshës së kremtuar për të vdekurit. Para kremtimit të liturgjisë së Meshës së dritës, Papa u ndal në lutje dhe meditim në të ashtuquajturin ‘Kopshti i Engjëjve’, ku janë varrosur fëmijët e palindur, duke vazhduar më pas në meditimin e heshtur në momentin e predikimit gjatë Meshës.

Duke vizituar varrezat, vend i prehjes së vëllezërve dhe motrave tona të ndjera, ripërtërijmë fenë tonë në Krishtin që vdiq, u varros dhe u ringjall për shpëtimin tonë. Edhe trupat e vdekshëm do të zgjohen në ditën e mbrame, e edhe ata që fjetën në Tënzonë do të shoqërohen me Të në ngadhënjimin mbi vdekjen. Me këtë siguri ia drejtojmë Atit lutjen tonë të njëzëshme të ngushëllimit e të bekimit.

Bekuar qofsh, o Hyj, Atë i Zotit tonë Jezu Krishtit, që në mëshirën Tënde të madhe na ringjalle, nëpërmjet Ngjalljes së Jezu Krishtit nga të vdekurit, në një shpresë të gjallë, për një trashëgim që nuk prishet as nuk kalbet.

Dëgjoje lutjen që të drejtojmë për të gjithë të dashurit tanë, të cilët e lanë këtë botë. Hapi krahët e Mëshirës Tënde dhe pranoji në asamblenë e lumnueshme Jeruzalemit të Shenjtë.

Ngushëlloji, o Zot, ata që janë në dhimbjen e ndarjes, me sigurinë se të vdekurit jetojnë në Ty e se edhe trupat besuar tokës do të marrin pjesë një ditë në fitoren e Pashkëve të Birit tënd, Jezu Krishtit, Ti që në rrugën e Kishës vure, si shenjë ndriçuese, të Lumen Virgjër Mari. Me ndërmjetësinë e Saj mbështete fenë tonë, që asnjë pengesë të mos na bëjë të devijojmë nga rruga e cila të çon te Ti, që je lavdia e pafund.

Nëpër Krishtit, Zotin tonë. Amen.

 

02 nëntor 2024, 12:21