Françesku pret Abu Mazen në audiencë

Takimi në Vatikan mes Papës dhe presidentit palestinez ka zgjatur gjysmë ore. Papës iu dhurua edhe një ikonë e Shën Porfirit, shenjtit mbrojtës të Gazës

R.SH. / Vatikan

Vështrimi i fiksuar dhe i thellë i ikonave lindore, tiparet e ashpra të një murgu që 1600 vjet më parë udhëhoqi si ipeshkëv për 25 vjet komunitetin e vogël të krishterë të Gazës, sot një nga tokat më të munduara të planetit. Është një dhuratë me një shije të veçantë që Patriarku ortodoks grek i Jeruzalemit Theophilus III i dërgoi Papës përmes presidentit palestinez Mahmud Abbas, Abu Mazen, i cili sot paradite, 12 dhjetor, u takua me Françeskun në audiencë për rreth gjysmë ore.

Dhuratat

Përveç ikonës së Shën Porfirit të Gazës, presidenti palestinez i dhuroi Françeskut një pikturë që përshkruan vizitën e Papës te muri i Betlehemit, gjatë udhëtimit të tij apostolik të vitit 2014, dhe një pikturë tjetër që prezanton Papën dhe Abu Mazen së bashku. Françesku iu kundërpërgjigj me një vepër bronzi me imazhin në reliev të një luleje, me shkrimin "Paqja është një lule e brishtë", pastaj vëllimin me mesazhin për Paqen të këtij viti dhe një libër të dytë mbi 'Apartamentin papnor të audiencave, prëgatitur nga Prefektura e Familjes Papnore.

12 dhjetor 2024, 13:09