Poliklinika romake Gemelli Poliklinika romake Gemelli

Natë e qetë për Papën

Papa Françesku vazhdon duke pushuar pas një nate të qetë. Ky është përditësimi për shëndetin e Papës i publikuar mëngjesin e sotëm, më 6 mars, nga zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë.

R.SH. - Vatikan

Nata kaloi e qetë, Papa po pushon ende. Ky është përditësimi për gjendjen shëndetësore të Françeskut, i shtruar në Poliklinikën Gemelli në Romë që prej datës 14 shkurt, i publikuar mëngjesin e sotëm, më 6 mars, nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

Buletini mjekësor i mbrëmshëm njoftoi për gjendje të qëndrueshme pa asnjë episode të insuficiencës respiratore. Siç ishte programuar, Papa rifilloi ajrimin mekanik jo-invaziv gjatë natës, pasi i ishte nënshtruar gjatë ditës terapisë së oksigjenimit me fluks të lartë. Papa bashkëpunon me terapitë dhe është me humor të mirë. Mjekët theksuan mungesën e krizave në dy ditët e fundit, por duke pasur parasysh kompleksitetin e gjendjes klinike, prognoza mbetet e rezervuar.

06 mars 2025, 11:24