Nascita di Gesù - Natività - Natale Nascita di Gesù - Natività - Natale

Këngë për Krishtlindje

…Këndoj për ty, o Zot Krisht,/për ty, jetë e Hyjit në çdo krijesë, /jetë që mund vdekjen/jetë që sjell të mirën/Jetë e bijve të lindur/për paqen e për mëshirën!...

R.SH. - Vatikan

Dashuria jote, Krisht, e vetmja shtyllë guri, që na shpëton nga çdo rrëzim!

Këngë për Krishtlindje

Këndoj për ty, o Zot Jezus,

ti fjalë e Zotit mishëruar,

fjalë gëzimi për të varfërit,

mëshire, për mëkatarët,

shërimi për të sëmurët,

ngushëllimi për të shkelurit

nën thembër të botës mizore!

Ti, fjalë dashurie që i shndërron

zemrat e fytyrat njerëzore.

 

Unë këndoj, o Krisht, për ty,

dritë  e Atit zbritur në botë:

shkëlqim në errësirë,

prijës në shtegtim

që sytë të verbërve

i mbush plot me dritë,

e zemrat, me shpresë e gëzim!

 

Këndoj për ty, o Zot Krisht,

për ty, jetë e Hyjit në çdo krijesë,

jetë që mund vdekjen

jetë që sjell të mirën

Jetë  e bijve të lindur

për paqen e për mëshirën!

 

Këndoj për ty, o Krisht,

bir i Hyjit-njeri

që në Betlehem u leve,

portat ia mbylle vdekjes

e shpatën e mëkatit e theve!

 

Tashti sytë tanë,

dy pika uji të pastër,

ndrisnin e kënga rilind:

në të gjejmë fillin e tretur

që zbret nga qielli Yt,

në sytë tonë gjithë ndriçim,

Dashuria jote: 

e vetmja shtyllë guri

që na shpëton nga çdo rrëzim!

25 dhjetor 2021, 12:51