SH’MIHILLIT
R.SH. - Vatikan
SH’MIHILLIT
Zoti robin n’tokë krijoj
E n’ qillë Ênjejt i vêndoj;
I la n’ provë per disa mot.
Per me e njoftë se aj vetë â Zot;
Lucidritës i dha parii
Hiir posaqe e bukurii.
Si e paa vehten kaq madhnue
I ndrroj mêndja e kshtû u krenue;
Me vetveti bân shuraa,
Kaq taborre kush i kaa ?
Milûj Ênjej kam nên besë,
Mue m’ ndigiojnë e kênd nuk pves.
Per t’zezë t’ vet ata ì ndigiuene,
Shum e shum mas tiina shkuene;
Mii shkam t’ Zotit due me dalë
Thotë, s’ âsht kush qi mue nie m’ ndalë;
Nji shkallë poshtë, po thotë, nên mue
T’ rrìn ai Zot, qi m’ kaa krijue.
Por aj i Lumi, qi s’ kaa shoq,
Vrik gezimin Lucës ja hoq;
U bâa Sh’ Mhilli ì Êjve prìis
Zot me u dalun Perendìis.
Permi Zotin, thotë, kush del
Lumniin vedit ja kaa mshelë.
Hyqmin Zoti m’ a kaa dhanë
Luftë me bâmun me shêjtanë.
Mas kso fjalet shpaten qiti,
Lucidriten e dobiti.
E prej qiellet e karmoj
N’ ferrë, qi Zoti at botë krijoj.
E kshtû njaj qi pat kênë dritë
U bâa terr qi mos me shndritë;
E parija i met Sh’ Mihillit
Me i sunduemnn Êjët e qiellit,
Pse luftoj me t’ madh gajret
Per at Zot qi i dha kyvet.
Kush t' mârrë mrapa Luciferrin
Me krenii, kaa me i paa sherrin;
Mêndja e madhe edhè madhstija
E çojnë nierin n' shum punë t' kqija;
Si t'a prishne shpirtin t' and
veshtirë se i gjen ktii hall derman.
(marr nga nji doracak uratёsh)