Karta Jubilare e Shtegtarëve Karta Jubilare e Shtegtarëve

Jubileu 2025: “Karta e Shërbimit” për shtegtarët është online

Është një seksion i veçantë i Kartës së Shtegtarit, që ofron zbritje dhe përfitime për ata që marrin pjesë në ngjarjet e Vitit Shenjt në fushën e sigurimeve, mikpritjes, përbujtjes, mallrave, transportit, komunikimit...

R.SH. / Vatikan

Pothuajse saktësisht një muaj para fillimit të Jubileut 2025 me temën "Shtegtarët e Shpresës", Karta e Shërbimit është online nga data 26 nëntor. Ky seksion i veçantë i Kartës së Shtegtarëve, ofron zbritje dhe përfitime kushtuar atyre që do të marrin pjesë në festimet dhe ngjarjet jubilare. Një nismë e re, kjo, për të inkurajuar pritjen e shtegtarëve të shumtë, që arrijnë në Romë për Vitin Shenjt.

Karta e Shërbimit është falas dhe ofron një sërë avantazhesh në fusha të ndryshme: sigurim, për të përjetuar një shtegtim të sigurt; mikpritje, duke garantuar zgjidhje të lehtësuara për qëndrime dhe fjetje; ushqim, me oferta  dhe katering; mallra zyrtare, duke ofruar zbritje në produktet e lidhura me jubileun; transport dhe lëvizshmëri, me tarifa të reduktuara për udhëtimin dhe transportin lokal; komunikim, nëpërmjet shërbimeve të kushtuara për të qëndruar gjithnjë të lidhur.

Siç informon faqja zyrtare e Jubileut, për të marrë Kartën e Shtegtarëve dhe, rrjedhimisht, Kartën e Shërbimit, është i nevojshëm regjistrimi në portalin zyrtar. Pasi të përfundojë regjistrimi, çdo shtegtar do të marrë një kod QR të personalizuar, i cili do të lejojë pjesëmarrjen në ngjarjet Jubilare dhe shfrytëzimin e përfitimeve të ndryshme të Kartës.

Është e mundur, gjithashtu, të përdoret Karta e Shërbimit nëpërmjet aplikimit zyrtar Iubileum25 (i nevojshëm, përditësimi i aplikacionit në variantin më të fundit të disponueshëm).

27 nëntor 2024, 12:57