Kërko

OKB-ja në Nju Jork OKB-ja në Nju Jork

Selia e Shenjtë në OKB: rritja demografike është "pasuri e madhe"

Kryeipeshkvi Gabriele Caccia, Vëzhgues i përhershëm i Vatikanit në OKB-në e Nju Jorkut, foli në sesionin e 57-të të Komisionit për Popullsinë dhe Zhvillimin, duke shpjeguar se rritja e popullsisë është në përputhje me "zhvillimin e gjithanshëm njerëzor për të gjithë". Sfida e vërtetë, nënvizon ai, janë "pabarazitë, varfëria dhe mungesa e zhvillimit, për t’u përballuar me programe dhe politika, që mbështesin, ndër të tjera, punësimin dhe familjen"

R.SH. – Vatikan

Mundësi e sfida. Kryeipeshkvi Gabriele Caccia, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, reflektoi mbi këto çështje në fjalën e mbajtur dje në Nju Jork, në seancën e 57-të të Komisionit për Popullsinë dhe Zhvillimin.

Rritja e popullsisë

Duke u ndalur në dinamikën aktuale globale, imzot Caccia nënvizoi se rritja demografike shpesh "përcaktohet gabimisht si shkaku kryesor i shtimit të numrit të njerëzve", që jetojnë në kushte pasigurie ushqimore. Në të vërtetë, ajo “ka ecur me të njëjtin hap me rritjen e ndjeshme të prodhimit ushqimor”, duke dëshmuar se mund të përputhet plotësisht me “zhvillimin e gjithanshëm njerëzor për të gjithë”.

Pabarazia dhe varfëria

Prandaj, sfida e vërtetë nuk është rritja e popullsisë, e cila është "pasuri e madhe", por pabarazitë, varfëria dhe mungesa e zhvillimit, për t'u trajtuar me programe dhe politika që mbështesin, ndër të tjera, punësimin e familjen.

03 maj 2024, 17:09