Kërko

Papa me fëmijët Papa me fëmijët

Papa Françesku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme për Lindshmërinë, më 10 maj

Papa kthehet në manifestimin e organizuar nga Forumi i Shoqatave Familjare në Auditoriumin Conciliazione, tashmë në edicionin e katërt

R.SH. – Vatikan

         Edhe këtë vit, Papa Françesku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Lindshmërisë, manifestim në edicionin e katërt, organizuar nga Forumi i Shoqatave Familjare për ndërgjegjësimin e publikut mbi problemet, që lidhen me rënien e nivelit të lindjeve dhe me zgjidhjet e mundshme. Siç njofton Prefektura e Shtëpisë Papnore, paraditen e 10 majit, në auditoriumin e Via della Conciliazione, shumë pranë Vatikanit, Ati i Shenjtë do të marrë pjesë në veprimtarinë me temë "Të ekzistosh. Më shumë të rinj, më shumë të ardhme".

Edicionet e tjera

Në vitin 2021, Papa pati hapur punimet e edicionit të parë të Asamblesë së Përgjithshme të Lindshmërisë, së bashku me kryeministrin e atëhershëm italian Mario Draghi dhe me presidentin e Forumit, Gigi De Palo. Në fjalën e tij, pati bërë thirrje për më shumë lindje, sepse pa fëmijë, "nuk ka të ardhme", pati thënë, duke shprehur trishtimin që shpesh, gratë shtatzënë detyrohen ta fshehin barkun në punë, për të mos u dukur. Në vitin 2022, Papa mori pjesë edhe në edicionin e dytë, në të cilin nënvizoi se ulja e numrit të lindjeve “varfëron të ardhmen e të gjithëve; Italia, Evropa dhe Perëndimi po varfërohen që tani për të ardhmen”. Vitin e kaluar, në edicionin e tretë të Asamblesë së Përgjithshme, Ati i Shenjtë pati pranë kryeministren aktuale italiane, Giorgia Meloni. “Lindja e fëmijëve është treguesi kryesor i shpresës së një populli”, pohoi Papa, duke rekomanduar “politika largpamëse, pa barriera ideologjike”.

02 maj 2024, 11:17