Kërko

Giorgio Castriota Scandercg - eroe albanese - Gjergj Kastriot Skenderbeu Giorgio Castriota Scandercg - eroe albanese - Gjergj Kastriot Skenderbeu 

Në Prishtinë konferenca “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes”

31 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe të huaj, të cilët folën rreth jetës, veprave dhe zhvillimeve historike që karakterizuan periudhën e Gjergj Kastriotit, aleancat dhe rezistencën e tij, përfshire edhe jehonën e fitoreve të shqiptarëve ndaj pushtuesit otoman, të prirë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

R.SH. - Vatikan

Për dy ditë radhazi, javën e kaluar, në Institutin e Historisë në Prishtinë, u zhvillua konferencën ndërkombëtare shkencore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në 550 vjetorin e vdekjes”.

Në këtë konferencë morën pjesë 31 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe të huaj, të cilët folën rreth jetës, veprave dhe zhvillimeve historike që karakterizuan periudhën e Gjergj Kastriotit, aleancat dhe rezistencën e tij, përfshire edhe jehonën e fitoreve  të shqiptarëve ndaj pushtuesit otoman, të prirë nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në emër të dioqezës së Prizren-Prishtinë, mori pjesë Vikar i Përgjithshëm mons. Lush Gjergji, po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt nga Prishtina.....

Në Prishtinë konferenca “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes”

      Në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në 550 vjetorin e vdekjes”

Kush ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe si ndodhi “mrekullia” qe arbëroret, një popull i vogël, t’i bënte ballë perandorisë turko otomane në krye me kryetrimin e Arbërisë së atëhershme Gjergj Kastriotin Skënderbeun? Pse dhe si ai u shpall nga Papa Piu II “Atlet i Krishtit”? Si e ka njohur e vlerësuar bota Gjergj Kastriotin, e  përmes tij popullin tonë? Çka na mëson e dhuron jeta, figura dhe personaliteti i tij  për kohën dhe hapësirat tona? Me këto pyetje në të cilat qe u dha edhe përgjigjen, e filloi fjalën  e tij përshëndetëse, mons. Lush Gjergji, Vikar i Përgjithshëm i dioqezës së Prizren-Prishtinë, në konferencën ndërkombëtare shkencore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në 550 vjetorin e vdekjes”, që për dy ditë radhazi, u zhvillua javën e kaluar në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Sipas mons Lush Gjergjit, Gjergj Kastrioti eshte dhe mbetet model i intelektualit, filozofit, dijetarit, vizionarit, burreshtetasit, luftetarit te pashembullt per popullin ilir dhe arberor, per ta gjetur edhe nje here vendin dhe dinjitetin e humbur, bashkimin dhe vellazerine gjithekombetare me popujt dhe vendet e qyteterimit te krishtere dhe evropian. “Historia flet e therret ne kete pervjetor te madh, ne 550 vjetorin e vdekjes se te pavdekshmit Gjergj Kastrioti Skenderbeut, i cili si dikur i mblodhi dhe afroi Arbet, ashtu edhe sot te na afron dhe bashkon ne shqiptareve me shume porosi, qortime, verejtje, synime e frymezime per te tashmen dhe të ardhmen tone me te mire” porositi mons Lush  Gjergji, duke perfunduar se kthimi i Gjergj Kastriotit te rrenja, eshte porosi  dhe testament i tij edhe sot per popullin tone.

Ne kete konference nderkombetare shkencore, moren pjese 31 studiues nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia dhe te huaj, qe pasqyruan jeten, veprat dhe zhvillimet historike qe karakterizuan periudhen e Gjergj Kastriotit, alenacat dhe rezistencen e tij, perfshire edhe jehonen e fitoreve  te shqiptareve te prire nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Me kumtesat e tyre u paraqiten, Aurel Plasari, Gjon Berisha, Muhamet Mala, Pal Fodor, Ksenofon Krisafi, Antal Molnar, Pranvera Bogdani, Eduart Caka, Pellumb Xhufi, Evalda Paci, Iljaz Rexha, Qerim Lita, Bedri Muhadri, dom Dominik Qerimi, Jusuf Buxhovi, e te tjere.

Te pranishmit i pershendeti edhe ministri i Arsimit e Shkencës, Shyqiri Bytyçi, i cili u shpreh se Gjergj Kstrioti Skenderbeu si figure unifikuese, çdo here ka qene dhe mbetet adresa kryesore e identifikimit te popullit shqiptar. “Skenderbeu, si njeri nga strateget me te njohur te artit luftarak, per 25 vjet me radhe, arriti qe te ve themelet e shtetit mesjetar shqiptar. Edhe perkunder qe ai u ndesh me ushtrine me te forte te kohes, pra me ate osmane, ishte i pathyeshem dhe  pengoi depertimin e ushtrive osmane ne Evropen Perendimore”, tha ministri  Bytyqi, duke shtuar se Skenderbeu, per vite te tera sherbeu si figure pikenisese e shume proceseve te medha te popullit tone dhe si i tille, per shqiptaret e Kosoves, ai ishte shembulli me i mire per vetedijesimin e ndergjegjes kombetare, duke qene keshtu edhe udherrefyesi yne ne momentet me te rendesishme te ndertimit te shtetit tone.

Nga Prishtina Rabie Ibraj

23 tetor 2018, 12:54