Kërko

Shënime ligjore

SHËNIME LIGJORE

Sekretaria për Komunikimin (më poshtë SPC), është Dikaster i Kuries Romake, themeluar më 27 qershor 2015, me Letrën Apostolike në formë Motu Proprio “Rrethanat aktuale komunikative”. Dikasteri kryeson sistemin komunikativ të Selisë Apostolike.

Detyra e SPC-së është krijimi i një sistemi të ri komunikativ, unitar, i integruar e shumëmedial, në shërbim të misionit ungjillëzues të Kishës, sistem i aftë të vlerësojë gjithçka është krijuar, gjatë historisë, në fushën e komunikimit të Selisë Apostolike.

TERMAT DHE KUSHTET E PËRDORIMIT

Hyrja, konsultimi dhe përdorimi i faqeve të këtij portali (më poshtë ‘Portal’) si dhe përdorimi i shërbimeve, që ofrohen në të, kërkojnë  pranimin nga ana e përdoruesit (më pas ‘Përdoruesi’) të “Termave dhe kushteve të përdorimit”.

SPC-ja ruan të drejtën të bëjë, pa paralajmërim e në çdo çast, me liri absolute veprimi, ndryshime e/o përditësime në përmbajtjen e Portalit, si edhe në këto “Terma e kushte përdorimi’, duke e vënë në dijeni Përdoruesin përmes botimit në vetë Portalin. Hyrja pas ndryshimit e/o përditësimit të “Termave dhe kushteve të përdorimit” kërkon pranimin e plotë të tyre nga ana e Përdoruesit.

Të drejtat e pronësisë intelektuale

Përmbajtja e Portalit, si për shembull (por jo vetëm), imazhet, audio, videot, muzika, tekstet, fotografitë, grafika, file-t, markat, logot, lajmet, softëare-i dhe çdo lloj materiali e/o informacioni në çdo lloj formati (më poshtë ‘Përmbajtja’), janë pronë ekskluzive e SPC-së, ose, gjithsesi, në dispozicion të saj dhe mbrohen nga Copyright. Në çdo rast, as gjithësej, as pjesërisht, në asnjë lloj forme e me asnjë lloj mjeti, nuk mund të përdoren, të ndryshohen, të kopjohen, të përhapen, të publikohen, të transmetohen, të transferohen, të riprodhohen, ose të jenë disponibël në ndonjë mënyrë tjetër, pa konsensusin paraprak me shkrim të vetë SPC-së, përfshirë shitjen, sub-liçencën, krijimin e veprave derivate apo shfrytëzimin në çdo lloj mënyre, edhe falas.

Portali mund të përmbajë edhe imazhe, dokumente, produkte, logo dhe marka të palëve të treta, që e kanë autorizuar shprehimisht SPC-në për publikimin e tyre në Portal, por edhe këto materiale mbrohen nga copyright.

Ndalohet shprehimisht riprodhimi i markës e/o i logos së SPC-së.

Emërtimi “Sekretaria për Komunikimin” nuk mund të përdoret si adresë interneti për faqe të tjera në web, ose si pjesë e këtyre adresave.

Kufizimi i përgjegjësisë

Përmbajtja e këtij Portali jepet në mirëbesim dhe SPC-ja kujdeset që kjo Përmbajtje t’u përgjigjet kërkesave të besueshmërisë, korrektësisë dhe plotësisë. Megjithatë, gabime, pasaktësi e mungesa mund të ndodhin, prandaj SPC-ja hedh poshtë çdo përgjegjësi, duke siguruar korrigjimin e tyre në kohën e duhur, sa herë të sinjalizohen.

SPC-ja nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi lidhur me përdorimin, që mund t’i bëhet Përmbajtjes nga ana e palëve të treta.

Në asnjë rast, SPC-ja nuk mund të konsiderohet përgjegjëse për viruset e mundshme, ose për infektimet që mund të gjejë Përdoruesi pas hyrjes në Portal e/o pas konsultimit të faqeve të tij.

SPC-ja nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta, me të cilat Portali i SPC-së ka aktivizuar një lidhje hipertekstuale (në vijim ‘link’), si edhe për përdorimin e tyre nga ana e Përdoruesit. Prania e link-eve nuk do të thotë se miratohen edhe faqet e internetit të lidhura me to, për cilësinë, përmbajtjen dhe grafikën e të cilave SPC-ja nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi. Përdoruesi që vendos të shikojë faqet e mësipërme të internetit e bën këtë, duke rrezikuar personalisht dhe duke marrë përsipër përgjegjësinë e plotë për dëmet e mundshme nga viruset apo infektimet, që ndodhin nga hyrja e/o nga shikimi i këtyre faqeve.

Në çdo rast, SPC-ja nuk duhet të konsiderohet përgjegjëse nëse palët e treta pësojnë dëme e/o humbje e/o paragjykime të çdo lloji, të drejtpërdrejta ose jo të drejpërdrejta, që rrjedhin apo lidhen në çdo lloj mënyre me përdorimin e Portalit e/o të Përmbajtjes, ose me shikimin e/o përdorimin e përmbajtjes së faqeve të internetit të lidhura me të. 

Mbrojtja e të dhënave personale

SPC-ja garanton që të dhënat personale të Përdoruesit, të cilat mund t’i regjistrojë pas përdorimit të shërbimeve (më poshtë “Shërbime”) të ofruara në Portal, do të trajtohen me konfidencialitetin më të madh dhe ekskluzivisht për qëllimet, që përmbahen në dhënien e vetë Shërbimeve. Shoqëri të treta të mundshme, furnizuese të Shërbimeve për Faqen e internetit, që sigurojnë të njëjtën garanci për trajtimin e të dhënave me të njëjtin nivel konfidencialiteti garantuar nga SPC-ja, mund të njihen me të dhënat personale të Përdoruesit.

Përdoruesi, duke përdorur Shërbimet e mësipërme pranon automatikisht trajtimin e të dhënave personale e, nëse nuk është dakord, nuk duhet të përdorë Shërbimet e ofruara në Portal.

Ligji i zbatueshëm dhe gjykata kompentente

Këto “Terma dhe kushte përdorimi” rregullohen nga ligji në fuqi në Qytet-Shtetin e Vatikanit e për çdo mosmarrëveshje, që rrjedh nga interpretimi, ose zbatimi i tyre, është kompetente ekzskluzivisht Gjykata e Qytet-Shtetit të Vatikanit.