20-vjetori i ndërhyrjes humanitare tё NATO-S për Kosovën
R.SH. - Vatikan
Sot mbushën 20 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë. Ishte një ndërhyrje humanitare e NATO-S për Kosovën. Sulmet filluan me 24 mars 1999 dhe zgjatën 11 javë, respektivisht 78 ditë. Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 hynë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende të ndryshme. Fushata 78 ditore e NATO-s arriti rezultate të shumta politike, diplomatike dhe ushtarake, deri në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Mbi 20-vjetorin e ndërhyrjes humanitare të Nato-s në Kosovë, Ambasada e Kosovës në Itali, ka organizuar, më 25 mars në Romë, një konferencë me personalitete të ndryshme politike e kulturore të Italisë, si kryeministri italian i asaj kohe, Massimo D’Alema e të tjerë. Mbi këtë përvjetor të ndërhyrjes së Nato-s në Kosovë dhe rezulatet e saj, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit flet Ambasadorja e Kosovës pranë Republikës së Italisë, Alma Lama, ta dëgjojmë....