Kërko

Presidenti Shqipërisë Ilir Meta përgëzon dioqezën e Kosovës dhe ipeshkvin imzot Dodë Gjergji

Presidenti Shqipërisë Meta viziton selinë e dioqezës së Kosovës në Prishtinë, me rastin e ngritjes së Kishës katolike të Kosovës nga Administraturë Apostolike në nivel dioqeze dhe të emërimit të ipeshkvit dioqezan në personin e imzot Dodë Gjergjit., Presidenti Meta përshëndet vendimin e Papës dhe Selisë së Shenjtë dhe vlerëson përkujdesin e tij atëror për popullin shqiptar.

R.SH. - Vatikan

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vizitoi sot, në Prishtinë, selinë e  dioqezës së Kosovës. Posa u njoftua për vendimin e Papës Françesku për të ngritur Kishën katolike të Kosovës nga Administraturë Apostolike në nivel dioqeze dhe për emërimin e ipeshkvit ordinar dioqezan në personin e imzot Dodë Gjergji, Presidenti  i Shqipërisë, Shkëlqesia Tij Ilir Meta shkoi në Prishtinë për të përshëndetur këtë vendim të Papës e Selisë së Shenjtë e për të uruar bariun shpirtëror të kësaj bashkësie.

Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta gjatë takimit me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, vlerësoi lartë vëmendjen dhe kujdesit e Papës dhe Selisë së Shenjtë për Kishën, shoqërinë e popullin shqiptar. Pas takimit me ipeshkvin imzot Dodë Gjergji, Presidenti Meta vizitoi Katedralen e re kushtuar Shën Nënë Terezës në Prishtinë. Një Tempull që simbolizon përmasën transcendentale, na kujton vëllazërimin mes njerëzve, por ofron edhe një vlerë arkitektonike e artistike.

Kujtojmë se Delegati Apostolik për Kosovën, imzot Jean-marie Speich, më 24 majin e kaluar, gjatë vizitës së tij disa ditore, në ditën e festës së Zojës Ndihmëtare, në Katedralen e Prizrenit, solli dhe shpalli para popullit të Zotit ‘Bullën papnore‘ të themelimit të dioqezës së Prizren-Prishtinë dhe të emërimit të ipeshkvit ordinar të kësaj të dioqeze, në personin e imzot Dodë Gjergjit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është i vëmendshëm ndaj komuniteteve fetare, vlerëson kontributin që këto komunitete japin për të mirën e jetës shoqërore të vendit, e posaçërisht për marrëdhëniet e mira që krijojnë edhe me arenën ndërkombëtare, si urë lidhëse të vendit, në këtë rast, me Selinë e Shenjtë.

Po mbi domethënien e vizitës së Presidentit të Shqipërisë në dioqezën e Prizren-Prishtinës, në mikrofonin tonë Këshilltari i Presidentit për çështjen e rajonit dhe diasporën, Ambasadori Flamur Gashi...

Në mikrofonin tonë Këshilltari i Presidentit për çështjen e rajonit dhe diasporën, Ambasadori Flamur Gashi...

Photogallery

Vizita e Ilir Metës në dioqezën e Kosovës
27 maj 2019, 16:01