Kërko

 Zoja Madhe ne Letnice Zoja Madhe ne Letnice  

Mbyllja majit në Shenjtëroren e Zojës së Madhe në Letnicë

Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë e mbylli muajin maj kushtuar nderimit të Virgjrës Mari në Shenjtëroren kombëtare të Zojës së Madhe Cërnagore, në Letnicë. Në këtë shtegtim morën pjesë besimtarë nga të gjitha komunitetet e famullive të Kosovës. Shenjtërorja e Zojës Cërnagore në Letnicë, përveç hireve e bekime të shumta Hyjnore, lidhet edhe me Shenjtën Ganxhe Bojaxhiun, sepse në këtë Tempull, pranë Virgjrës Maria, Nënë Tereza e ndjeu zërin e Zotit.

R.SH. - Vatikan

Kisha dioqezane Prizren-Prishtinë e mbylli, të shtunën e kaluar, muajin maj kushtuar nderimit të Virgjrës Mari në Shenjtëroren kombëtare të Zojës së Madhe Cërnagore, në Letnicë të Karadakut. Në këtë shtegtim morën pjesë besimtarë nga të gjitha komunitetet e famullive të Kosovës.  Shenjtërorja e Zojës Cërnagore në Letnicë, përveç hireve e bekime të shumta Hyjnore, lidhet edhe me Shenjtën Ganxhe Bojaxhiun, sepse në këtë Tempull, pranë Virgjrës Maria, Nënë Tereza e ndjeu zërin e Zotit që e thërriste për një mision të veçantë, të bëhet shërbëtorja e më të varfërve, për dashurinë e në emër të Zotit. Më hollësisht të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt nga Prishtina...

Zoja e Letnices “përqafoi” shtegtarët e  famullive të dioqezës së Kosovës

Letnica e bukur, Malësia e Karadakut, komuna e Vitisë, të shtunën e kaluar kishte festë madhështore. Kremtohej e shtuna e fundit e  muajit të Zojës se Bekuar, e pikërisht përmbyllej rreth Zojës së Letnices, aty ku edhe Shenjta jonë e kombit dhe e botës Nënë Tereza e ka marrë thirrjen rregulltare për te qene gjithe jeten e saj ne sherbim te Krishtit dhe njeriut nevojtar. 

Rreth Zojes se Letnices u bashkuan qindra besimtare nga te gjitha famullite e Kosoves.  Ndersa, e vecanta e kesaj dite shtegetimi ishte pjesemarrja e Delegatit Apostolik per Kosoven mons Jean Marie Speich, i cili ne bashkemeshim me Imzot Dode Gjergjin dhe shume meshtare te diocezes Prizren Prishtine, kremtuan kete meshe shenjte.

Imzot Dode Gjergji, i cili drejtoi meshen, ne fillim pershendeti perzemersisht delegatin apostolik, sekretarin e tij, meshtaret, motrat, diakonet, seminaristet, kandidatet  dhe gjithe besimtaret shtegtare dhe njerezit vullnetmire prezente. 

“Falenderoj Zotin dhe ndermjetesine e  Zojes Bekuar , qe  koheve te fundit na ka shperblyer me hire e bekime sepse pasi kemi kaluar  periudha te veshtira, fal te pareve tane, sakrifices e qendreses se tyre per besimin ne Krishtin Zot, vazhdojme edhe tani e tutje te jemi gjymtyre te gjalla te trupit te Krishtit ne Kosoven tone te vuajtur me shekuj, por  fal Zotit tani te lire” tha ipeshkvi, duke i pergezuar besimtaret per devotshmerine e tyre ne lutje gjate muajit kushtues te Virgjeres Mari neper famullite e vendit, e ne kete feste per ti bashkaur  si zakonisht  viteve tjera lutjet me mbare Diocezen e Kosoves.

Ipeshkvi,  vec tjerash, besimtaret shtegtare i porositi qe ti perngjajne Zojes se Bekuar duke shtuar se ne si Kishe, jemi te thirrur qe gezimin tone te krishtere ta perqojme edhe tek ata qe nuk besojne, tek ata qe besojne ndryshe apo edhe te ata qe besojne keq, sepse ne duhet te jemi kishe ngjillezuese, kishe misionare, kishe e “gjalle”.

Nderkaq, duke i pershendetur te pranishmit Delegati Apostolik per Kosoven, mons Jean Marie  Speich tha: “ Per ju qe jeni prezente dhe per te tjeret qe nuk jane ketu, iu sjell te falat e bekimin e Papa Franceskut dhe ju falenderoj per durimin e deshmine tuaj qe keni treguar gjithmone brez pas brezi per kishen duke besuar gjithmone ne shperblimin qe do t,ju sjell Krishti Zot. Dua te cek se krishterimin tuaj, ne perkushtimin e saj me te forte, e ka deshmuar bija e kesaj kishe, Nana Tereze, e cila pikerisht ne kete Shenjtore e ka marre “Thirrjen” dhe e ka perhap ane e kend globit” tha delegati apostolik, i cili per tri dite radhazi ne Kosove ka sjell e perhap vetem lajme te gezueshme.   

Se fundmi, ai ka bere te ditur se Sekretari i Shtetit te Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin ne fillim te qershorit do ta vizitoje Kosoven. Kjo vizite mbase nuk do te jete me rendesi vetem per Kishen Katolike por, padyshim do te jete historike per mbare vendin tone.

Nga Prishtina Rabie Ibraj

30 maj 2019, 17:35