Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Miserere mei, Deus
Programe Podcast
Albanesi in Ukraina - Karakurt 3aem.jpg

“Skënderbeu” te shqiptarët e Ukrainës

Busti i heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është vendosur në Karakurt të Ukrainës, një fshat të banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh. Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend.

R.SH. - Vatikan

Figura e  heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u përkujtua me dashuri e nostalgji nga komuniteti shqiptar në Karakurt të Ukrainës. Gjatë këtij manifestimi përkujtimor, komuniteti shqiptar në Ukrainë, e vendosi bustin e heroit kombëtar të kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Karakurt, një fshat i Ukrainës banuar nga shqiptarët prej më se 200 vitesh.  Busti Gjergj Kastriotit është vendosur në qendër të fshatit, ku shqiptarët e Karakurtit do të kenë tashmë mundësinë të identifikohen me heroin e tyre kombëtar dhe pse janë shumë larg vendit amë. 

Iniciativa e ndërmarrë nga një grup shqiptarësh me mbështetjen e Postës Shqiptare ka realizuar këtë kërkesë të kahershme të mbi 2500 shqiptarëve që jetojnë në këtë vend. Të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, kryesisht nga rrethinat e Korçës, pjesa më e madhe e tyre vijojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe. Kryetarja e Bashkisë Elena Zheceva, në emër të gjithë banorëve vlerësoi vendosjen e bustit të Gjergj Kastriotit në qendër të fshatit dhe nënvizoi rëndësinë që kjo vepër ka në forcimin e unitetit mes tyre dhe shtetit amë. Ajo falënderoi grupin iniciator për këtë nismë si një mesazh i rëndësishëm në komunikimin me diasporën tonë në Ukrainë. Më tej, ata i shoqëruan dhe në shtëpinë e Kulturës, në muzeun dhe bibliotekën e Fshatit Karakurt. 

Krahas saj, ministria e Diasporës së Shqipërisë ka parashikuar dërgimin e librave shkollore dhe një mësues të gjuhës shqipe për fëmijët e shkollës së fshatit, si dhe një grup valltarësh që do përformojnë një koncert me këngë e valle shqiptare për disa ditë

Nga Tirana njofton Albam Sala

05 korrik 2019, 18:49
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031