Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Molto allegro (Rondo)
Programe Podcast
‘Fjalori Latinisht-Shqip’ veper e  imzot Frang Bardhi ‘Fjalori Latinisht-Shqip’ veper e imzot Frang Bardhi

Imzot Frang Bardhi, ipeshkёv e shkrimtar i letërsisë së vjetër shqipe, në përvjetorin e vdekjes

Ipeshkvi shqiptar imzot Frang Bardhi shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare dhe luftëtar i patrembur për çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesi osman. Ai i përket aradhes së atyre priftërinjve e ipeshkvijve shqiptarë, të cilët duke kultivuar gjuhën shqipe kishin si synim shpëtimin e kombit nga asgjësimi dhe falimentimi shoqëror, politik e shpirtëror.

R.SH. - Vatikan

Në fillim të muajit korrik po kujtojmë ipeshkvin e shkrimtarin e letërsisë së vjetër shqipe, imzot Frang Bardhin (1606 - 1643), në përvjetorin e vdekjes,  më 1 korrik të vitit 1643.

Kështu, ipeshkvi shqiptar imzot Frang Bardhi, qe shkrimtar i letërsisë së vjetër shqiptare dhe luftëtar i patrembur për çlirimin e popullit shqiptar nga pushtuesi osman. Ai i përket aradhes së atyre priftërinjve e ipeshkvijve shqiptarë, të cilët duke kultivuar gjuhën shqipe kishin si synim shpëtimin e kombit nga asgjësimi e falimentimi politik e fetar.

Në letrën drejtuar lexuesve shqiptarë, në hyrje të veprës së tij ‘Fjalori Latinisht-Shqip’, imzot Bardhi shpalos arsyet që e shtyn të shkruan ‘Dictionarium Latino-Epiroticum’ una cum nonullis usitatiorbus loquendi formulis – Romae – 1635. Pasi kishte medituar gjatë, se si mund të ndihmonte më së miri nga njëra anë në ruajtjen e gjuhës kombëtare e cila dita ditës shkonte duke humbur e çoroditur dhe në anën tjetër si t’u vinte në ndihmë shërbëtorëve të altarit, meshtarëve, të cilët duke mos ditur mirë gjuhën latine, nuk mund të ushtronin me ndërgjegjësim shërbimin e misionit të tyre, ai vendosi  të përpilonte një fjalor latinisht-shqip. Sipas tij kjo vepër ishte një libër i dobishëm.

Imzot Frang Bardhi lindi në Kallmet të Zadrimës në vitin 1606. Studioi në Kolegjin kishtar të Loretos në Itali dhe në atë të Propaganda Fide-s të Selisë së Shenjtë Collegium Urbanum, themeluar më 1626 nga Papa Urbani VIII, në Romë. Pas shugurimit meshtarak e misionit në famulli kishtare të zonave të ndryshme, Imzot Frang Bardhi u emërua ipeshkëv në dioqezën e Sapës. Krahas misionit dhe punës së tij meshtarake, e pastaj asaj ipeshkëvnore, imzot Frang Bardhi pati një kujdes të veçantë për kultivimin e kulturës shqipe dhe për përparimin e popullit shqiptar, e kështu zhvilloi edhe veprimtari të dendura letrare dhe shoqëroro-politike.

Në korrespondencën e tij me Kongregatën e Shenjtë të Vatikanit, Imzot Frang Bardhi flet edhe për disa përkthime në gjuhën shqipe për përdorim të klerit në shërbesa e kremtime liturgjike, për të cilat nuk dimë më shumë, nëse janë botuar apo qenë përhapur si dorëshkrime. Ipeshkvi imzot Frang Bardhi u mor edhe me përkthimin e veprave tjera katekistike, liturgjike e fetare nga italishtja e latinishtja në shqip, për formimin shpirtëror të besimtarëve të krishterë dhe për mbrojtjen e përforcimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Por imzot Frang Bardhi njihet edhe si leksikografi i parë shqiptar, si historian i folklorit e si etnograf. Që kur ishte student në kolegj, ai pat filluar të shkruajë në latinisht vepra që më vonë e bënë të njohur.

Të dhënat biografike për imzot Frang Bardhin mund t’i nxjerrim vetëm nga korrespondenca e dendur e tij me Romën, ku tregohet zelli i tij dhe veprimtaria e palodhur për të mirën e Kombit e të grigjës së tij shpirtërore. Disa prej tyre janë: Dictionarium latino - epiroticum (1635, Romë ), ("Fjalori latinisht - shqip" dhe "Skënderbeu" (1636, Venedik) (Apologji). Këto vepra e lidhin imzot Frang Bardhin me humanizmin.

Siç përmendem, Imzot Bardhi njofton vetë se ka përkthyer edhe libra fetarë të liturgjisë, katekizma e tjerë, të cilët sot nuk njihen, dhe se ka shkruar disa relacione për viset shqiptare, të cilat kanë vlerë historike. Në veprimtarinë e tij shoqëroro-politike imzot Frang Bardhi do të jetë në radhët e para të atdhetarëve që i përkushtohen luftës për  çlirimin e popullit shqiptar e Atdheut nga zgjedha e huaj osmane, për zhvillimin dhe përparimin e vendit e të gjuhës shqipe.

Gjendja e mjeruar e popullit shqiptar nën sundimin e egër osman, dëshira e përpjekjet për ta ndihmuar atë që të shpëtonte nga kjo robëri, ishin shqetësime që e mundonin vazhdimisht bariun shpirtëror imzot Bardhin. Kjo duket edhe në relacionet që ai i dërgonte herë pas here Papës e Propaganda Fides në Vatikan.

Ja si shprehet imzot Frang Bardhi në relacionin e vitit 1641 për rëndimet dhe poshtërimet që u bëheshin fshatarëve shqiptarë, sidomos të krishterëve, nga arbitrariteti i feudalëve turq: "Dhjetë ose pesëmbëdhjetë turq bashkohen dhe kalojnë nëpër shtëpitë e krishterëve dhe hanë e pinë sa të kenë oreks, gjithë ditën gjithë natën pa paguar asgjë. Ai i shkreti nuk mund të thotë se nuk ka bukë, verë, mish e tagji për kuajt e tyre, sepse ia përmbysin shtëpinë dhe e rrahin egërsisht. Po nuk pati, duhet të lerë peng rrobat e trupit për të ngopur lakmitë e tyre të mbrapshta …"
Relacionet e imzot Frang Bardhit kanë edhe shumë të dhëna të tjera për gjendjen shpirtërore të popullit shqiptar, për zakonet, traditën, sfidat dhe perspektivat për një të ardhme në liri e përparim.

01 korrik 2021, 10:16
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930