Shën Augustini: Dashuria është gjithçka!
R.SH. - Vatikan
Shën Agustini, na përkujton se Dashuria është gjithçka!
“Nëse heshtni, heshtni për dashuri.
Nëse flisni, flisni për dashuri.
Nëse korrigjoni, korrigjoni për dashuri.
Nëse falni, falni për dashuri.
Le të jetë gjithmonë në ju rrënja e dashurisë, sepse vetem nga kjo rrënjë mund të çelë dashuria.
Duani dhe bëni gjithçka të doni.
Dashuria në fatkeqësi duron, në mirëqenie përmbahet, në vuajtje është e fortë, në vepra të mira është e përvujtë, në tundime është e sigurtë, në
mikpritje është bujare, është gëzim mes vëllezërve të vërtetë ndersa mes atyre që shtiren është e durueshme.
Është shpirt dhe frymë e librave të shenjtë, është virtyti i profetëcive, është shëlbim misteresh, është forca e shkencës, është fryti i fesë, është pasuria e
të varfërve dhe jeta e atij që vdes.
Dashuria është gjithçka”.