Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
LAVDET NË LATINISHT
Programe Podcast
 Santa Margherita Maria Alacoque Santa Margherita Maria Alacoque

Më 16 tetor kalendari kujton Shën Margaritën Maria Alakok

Shën Margarita Maria Alakokë, virgjër, që ia ofroi veten si fli Zemrës së Krishtit. Në gjysmën e dytë të gjashtëqindës, në Parei-le Monial, përmes veprimtarisë së saj, lindi devocioni për Zemrën e Krishtit. Mistikja e madhe dha një ndihmesë themelore për përhapjen e devocionit të Zemrës së Krishtit, së bashku me Shën Klaudin de La Colombierë.

R.SH. - Vatikan

Më 16 tetor kalendari kishtar kujton Shën Margaritën Maria Alakok. E lindur në Borgonjë të Francës në vitin 1647, Margarita kaloi një rini të vështirë. Iu desh shumë punë për t’i bindur prindërit që ta lejonin të bëhej rregulltare. Dëshironte të hynte në Urdhërin e Vizitacionit, themeluar nga Shën Françesku i Sales. Mbas shumë përpjekjesh, Margarita u bë motër Maria dhe jetoi 20 vjet ndërmjet vizitantineve.

Që në hapat e para në kuvend, ia ofroi veten si fli, Zemrës së Krishtit. Kështu, në gjysmën e dytë të gjashtëqindës, në Parei-le Monial, përmes veprimtarisë së Shën Margaritës, lindi devocioni për Zemrën e Krishtit. Mistikja e madhe dha një ndihmesë themelore për përhapjen e devocionit të Zemrës së Krishtit, së bashku me Shën Klaudin de La Colombierë. Por edhe para saj, Shën Katerina nga Siena si dhe mistikët fiamingë, patën folur për Zemrën e Krishtit, provuan përvojën e pranisë së kësaj Zemre Hyjnore dhe ia përcollën këtë përvojë njerëzimit me fjalë mahnitëse.

Kisha na mëson se rrënja e devocionit të përshpirtërisë së Zemrës së Krishtit është në Ungjillin e Gjonit, e pikërisht në skenën, në të cilën një ushtar romak, pas kryqëzimit e vdekjes së Jezusit, kur Krishti ishte akoma në kryq, e shporoi me heshtë, duke ia çarë kraharorin e duke hapur kështu një dritare mbi Zemrën e Birit të mishëruar të Hyjit.

Të gjitha këto na i tregon, në autobiografinë e saj, Shën Margarita, përmes përvojës asketike të së cilës lindi festa e Zemrës së Krishtit dhe praktika e nëntë të premteve të para të muajit. Shën Margarita vdiq më 17 tetor 1690.

16 tetor 2021, 12:13
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031