E ardhmja nis sot, jo nesër: sot, njëherësh me Vitin e Ri 2022
R.SH. - Vatikan
E ardhmja nis sot, jo nesër. E djeshmja kaloi. E nesërmja do të vijë. Kemi vetëm të sotmen: ta jetojmë menjëherë.
Sepse jemi këtu poshtë vetëm për një vizitë të shkurtër. Shijojeni, pa harruar se mundësitë lindin pikërisht në kohë të vështira.
Nëse nuk dëshironi të jeni skllevër të martirizuar të kohës, dehuni, gjithnjë! Jo me verë, po me virtyte, me poezi, me bamirësi. Me atë që ju duket pija më e mirë!
Jeta është aq e shkurtër, sa nuk kemi kohë për grindje, për inate, për luftë. Kemi kohë vetëm për të dashur. Një minut, vetëm një. Por edhe ky është minut kalimtar.
Jeta është si komedi: nuk ka rëndësi sa e gjatë është, rëndësi ka si e luan rolin tënd!
Luaje me vetëdijen se suksesi nuk është çelësi i lumturisë, po lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e do atë që bën, do të kesh sukses pa tjetër!
Guxim nuk do të thotë të kesh forcë të ecësh përpara, por të shkosh përpara kur nuk ke më pikë force!
Nëse nuk mund të fluturosh, vrapo, ec e në se nuk mundesh as të ecësh, zvarritu, po duke ecur a duke u zvarritur, shko përpara, gjithnjë!
Sepse ditët e vitit, në të cilat nuk mund të bësh asgjë, janë vetëm dy; njëra quhet dje, tjera nesër, prandaj vetëm e sotmja është dita, në të cilën mund të duash, të besosh e, sidomos, të jetosh!
Shfrytëzoje, pra, çdo ditë të Vitit të Ri 2022!