Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
PROGRAMI SHQIP
Programe Podcast
 Flamuri i Kosoves Flamuri i Kosoves

Kosova në 14 vjetorin e pavarësisë

Më 17 shkurt Kosova feston përvjetorin e pavarësisë. Ky përvjetor e gjen vendin me shumë hapa përpara por edhe me shumё sfida, të trashëguara e të reja. Nuk ka pasur ndryshime të mëdha, por gjatë kësaj periudha të pavarësisë, duhet thënë se, Kosova ka shënuar edhe arritje institucionale, shoqërore, edhe në nivelin e marrëdhënieve gjeopolitike.

R.SH. - Vatikan

Sot më 17 shkurt Kosova feston përvjetorin e pavarësisë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 107 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 107 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Kosovës. Njëmbëdhjetë deputetë përfaqësues të pakicës serbe bojkotuan procedurën e votimit. Nëntë përfaqësues të pakicave tjera etnike ishin pjesë e kuorumit. Kështu më 17 shkurt të vitit 2008 u kurorëzua ëndrra për pavarësi e një populli që kaloi nëpër vuajtje dhe diskriminim, nëpër një luftë të përgjakshme, e cila ishte vetëm kapitulli i fundit tragjik i një drame me shumë akte, dramë e cila u shtri përgjatë një shekulli. 

Këto vite tё periudhës sё pavarësisë, për shtetin e Kosovës, janë vite të karakterizuara me shumë ndërmarrje, shpresë, punë, por edhe me shumë sfida. Tashmë Kosova ёshtё një vend, i cili, pavarësisht nga e shkuara historike, ka sjellë paqe dhe stabilitet nё vend e në rajonin e Ballkanit, e po punon pёr njё tё ardhme mё premtuese pёr tё gjithё.

Pastaj, gjatë kësaj periudha të pavarësisë, duhet thënë se, Kosova ka shënuar edhe arritje institucionale, shoqërore, edhe në nivelin e marrëdhënieve gjeopolitike. Nuk ka pasur ndryshime të mëdha, edhe pse sot Kosova është e njohur nga mase 110 shtete në nivelin ndërkombëtar, ajo nuk mund të relacionohet vis-à-vis me Bashkimin Evropian në tërësi, sepse pesë vende të BE-së vazhdojnë ta konsiderojnë si një provincë të Serbisë. Prandaj lypet një punё dhe marrëdhënie më fluide. Koha do të tregojë nëse klasa politike e vendit është në gjendje t’i bëjë ballë sfidave aktuale që ka para e nëse mund t’i kapërcejë vështirësi e mëdha, brenda e jashtë.

Ky përvjetor e gjen vendin me shumë sfida, të trashëguara e të reja, si pandemia Covid-19, gjendja e rëndë ekonomike, papunësia e madhe, vështirësitë që has zhvillimi shoqëror në vend, i cili është në një gjendje shqetësuese, rëduar nga fenomeni i korrupsionit, synimi i të rinjve, të cilët bëjmë ç’ mos për t’u larguar nga vendi, kujtojmë se kosovarët janë të vetmit evropianë të Jug-Lindjes së Evropës, të cilët ende duhet të kërkojnë një vizë për të hyrë në hapësirën Schengen të BE-së, reformat, marrëdhëniet me vendet dhe institucionet ndёrkombёtare e etj.

Sot, data e 17 shkurtit shënon ditën e shpalljes së Pavarësisë, e qytetarët e kremtojnë festën e Shtetit sovran të Kosovës, si ngjarje dhe arritje historike, me dëshirë dhe synim për një Shtet e një shoqëri demokratike sa më të përforcuar mbi vlera.

17 shkurt 2022, 10:35
Prev
February 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728 
Next
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031