Llesh Kola: 100-vjetori i marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve
R.SH. - Vatikan
Shqiptarët dhe vlerat perëndimore, në marrëdhëniet ndërmjet tyre dhe SHBA-ve, të cilat shkojnë përtej raporteve zyrtare ndërmjet dy shteteve. Kjo është në qendër të librit të ish-ambasadorit e diplomatit Llesh Kola, i cili e ka paraqitur tashmë veprën në Shqipëri, pikërisht me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe.
“100 vjet me Shqipërinë” vë në dukje se amerikanët nuk e harruan vendin e vogël të shqipeve edhe kur ai i largoi, pas Luftës II Botërore. Autori ka përdorur dokumente të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilat datojnë që më 1880. Është hera e parë që lexuesi shqiptar njeh përmes fakteve reale marrëdhëniet mes dy vendeve. Kujtojmë se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në rifilluan më 15 mars 1991, pas ndërprerjes gjatë komunizmit. Ambasada u hap më 1 tetor 1991. Të dëgjojmë vetë diplomatin Llesh Kola, në mikrofonin e dom David Gjugjës e si lindi ideja pёr tё shkruar këtë libër etj.