Kërko

Turqi, sulm në Stamboll: qeveria akuzon PKK-në

Sipas njoftimit të prefektit Ali Yerlikaya, 22 vetë u arrestuan pas një atentati pasditen e së dielës, në qendër të Stambollit. Gjashtë personat që humbën jetën, janë të gjithë shtetas turq! Ministri i Brendshëm turk Soylu akuzon Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) si përgjegjëse. Presidenti Erdogan denoncoi "sulmin frikacak" pak para se të nisej në Bali të Indonezisë, për të marrë pjesë në samitin e G20

R.SH. -  Vatikan

Njëzet e dy arrestime për masakrën e Stambollit pasditen e djeshme, gjatë së cilës mbeti e vrarë një nënë me të bijën, një baba me vajzën e tij, një çift i martuar dhe një barrë tjetër. Ngjarjen e bëri të ditur ministri i brendshëm turk, Souleyman Soylu, në një deklaratë transmetuar gjatë natës nga agjencia zyrtare Anadolu dhe televizionet lokale.

Shpërthimi ndodhi në rrugën Istiklal, zonë këmbësore në qendër të qytetit mbi Bosfor, e njohur si rruga tregtare, por fatkeqësisht edhe skenë e sulmeve të tjera në të kaluarën. Në këtë rast, shpërthimi ndodhi në një shtrirje pranë sheshit Tacsim. Nga 81 të plagosurit, 50 dolën nga spitali, ndërsa 31 janë ende në spital, dy në gjendje të rëndë. Shtëpia e Bardhë dënon ashpër aktin e dhunës në Stamboll: “Jemi pranë aleatit tonë të NATO-s në luftën kundër terrorizmit”, pohoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Autoritetet turke akuzojnë PKK-në

Ministri i Brendshëm Soylu deklaroi: "Sipas vlerësimeve tona, urdhri për sulmin terrorist vdekjeprurës erdhi nga Ayn al-Arab (Kobane) në veri të Sirisë, e pikërisht nga selia e përgjithshme e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) - dhe Njësia e Mbrojtjes së Popullit (YPG).  

Dyshohet për një grua

Mbrëmë presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe më pas zëvendësi i tij, Fuat Oktay, treguan me gisht një grua si përgjegjëse për bombën, ndërsa  fillimisht u mendua për një kamikaze, ndërsa, në deklaratat e natës, Soylu konfirmoi se personi që vendosi bombën u arrestua, pa u ndaluar tek arsyet e arrestimit të të dyshuarit, apo të së dyshuarës. Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, foli për një “çantë” të vendosur mbi një stol: “Një grua u ul në një stol për 40-45 minuta dhe, pak kohë më pas, ndodhi shpërthimi. Të gjitha të dhënat për këtë grua janë aktualisht nën hetim - vazhdoi ai. “Ose kjo çantë përmbante një kohëmatës, ose dikush e aktivizoi bombën nga distanca” shtoi. Sipas faqes së internetit që monitoron funksionimin e ueb-it 'Net Blocks', në Turqi ka kufizime dhe ngadalësime në përdorimin e internetit, pra dhe të rrjeteve sociale, duke filluar nga dop.

14 nëntor 2022, 13:48