Më 20 dhjetor, kalendari përkujton shën Filogonin
Më 386, shën Gjon Krizostomi e përmend, duke ia lavdëruar cilësitë, gjë që tregon se, pavarësisht nga lajmet e pakta për të, kulti i tij ishte i përhapur e i konsoliduar
R.SH. - Vatikan
Më 20 dhjetor, Kisha Katolike kremton festën liturgjike të Shën Filogonit, ipeshkëv i Antiokisë.
Nuk e pati në plan të hynte në karrierën kishtare. Në të vërtetë, ishte i martuar, kishte një vajzë dhe ishte tejet i aftë në profesionin e tij të avokatit. Por, para se të vdiste, ipeshkvi i mëparshëm, Vitali, e caktoi si pasardhësin e vet në katedrën e Antiokisë rreth vitit 319. Sipas gjasave, shën Filogoni ndërroi jetë në vitin 324. Më 386, shën Gjon Krizostomi e përmend, duke ia lavdëruar cilësitë, gjë që tregon se, pavarësisht nga lajmet e pakta për të, kulti i tij ishte i përhapur e i konsoliduar.
20 dhjetor 2022, 10:04