Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
RRUZARJA NË LATINISHT
Programe Podcast
La bandiera albanese La bandiera albanese

Gëzuar e Bekuar 28 nëntori, Festa e Flamurit të të gjithë shqiptarëve!

Festa Flamurit nis nga 28 nëntori i vitit 1443 kur i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës, e shkon deri te 28 nëntori i vitit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Redaksia shqipe e Radio Vatikanit, të gjithë patriotëve shqiptarë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, nga zemra u uron “Gëzuar Festën e Flamurit e të Pavarësisë”!

R.SH. - Vatikan

28 Nëntori – Dita e Flamurit është festë që i bashkon shqiptarët anë e mbanë botës rreth idealit dhe vlerave që përbëjnë identitetin e një populli e kombi dhe tregon udhën që kjo Datë e rëndësishme e historisë kombëtare ka shenjuar, që nga flamuri i Gjergj Kastrioti Skënderbeut më 1443 e deri te 28 nëntori i vitit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë,  duke përuruar kështu rrugëtimin si një Shtet më vete, i shkëputur nga Perandoria Osmane.

 28 nëntori nuk është një përvjetor i thjeshtë. Është kremtimi i idealeve dhe vlerave themelore të jetës, që përbëjnë identitetin, kulturën e udhën tonë. Është kremtimi i të qenit tonë shqiptarë, pas shumë shekujsh gëzojmë e jetojmë në një shoqëri të pavarur e demokratike. Kështu, sot më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me mirënjohje, krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria otomane turke. Prandaj, të gjithëve, Gëzuar e për Shumë Vjet Festën e Flamurit.

Më 28 nëntor 1443  i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Pavarësia e Shqipërisë nga perandoria turke, mjerisht jo e të gjitha trevave shqiptare, pra, u përgatit me vite e vite kryengritjesh, që filluan në viset e ndryshme Arbënore nga Malësia e Mbishkodrës, Mirdita dhe vende e vise tjera, për të përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme. U desh fillimi i Luftës së Parë Botërore dhe shkatërrimi i perandorisë së xhonturqve, që shqiptarët të kurorëzonin ëndrrën e viteve për një Shqipëri “më vehte, të lirë e të mosvarme”.

Kështu, si sot, më 28 nëntor tё vitit 1912, në Vlorë, u ngrit Flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë dhe Shtetet e kohës. Prandaj, më 28 nëntor shqiptarët kujtojnë ngjarjen e 1912-tës qё ndodhi në Vlorë, ku u ngrit Flamuri Kombëtar i Kastriotëve, simbol i lirisë, i pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës.

Pra, Dita e shpalljes së Pavarësisë, që përkujtohet çdo 28 Nëntor, na nxit të meditojmë për fatet historike të Kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari e për vlerat që përmban e rrezaton Flamuri Shqiptar. Kujtimi që sot na çon sa në 28 Nëntorin e 1912-tës, na sjell në mendje e në zemër edhe rrugën e përshkuar gjatë  vjetëve e shekujve nga ata shqiptarë, që pa asnjë dallim e me përkushtim, bindje punuan dhe flijuan gjithçka, madje edhe jetën për Atë Ditë dhe për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon Flamuri Kuq e Zi. 

Një kontribut domethënës që çoi deri në shpalljen e pavarësisë së shqiptarëve nga pushtuesi otoman, dhanë edhe katolikët shqiptarë.

Në festën e 28 Nëntorit, duam t'i  kujtojmë fjalët kuptimplote që Papa Françesku i shqiptoi gjatë vizitës së tij apostolike në Tiranë, më 21 shtator 2014: “Uroj që shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira. Shqiponja nuk e harron folenë po fluturon gjithnjë lart”, pati thënë Papa.

Redaksia shqipe e Radio Vatikanit - Vatican News, të gjithë patriotëve shqiptarë, që me Ismail Qemalin në krye ngritën Flamurin Shqiptar në Vlorë, e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, nga zemra u uron “Gëzuar Festën e Pavarësisë”!

28 nëntor 2023, 09:24
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930