Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MESHA NË LATINISHT
Programe Podcast

Më 20 nëntor kalendari përkujton Shën Oktavin, martir

Shën Oktavi, së bashku me Shën Solutorin e Shën Aventorin jetuan dhe u martirizuan rreth shekullit III. Oktavi e Aventori u mbytën në Valdoko të Torinos

R.SH. - Vatikan

Më 20 nëntor kalendari kishtar kujton Shën Oktavin. Pak gjëra të sigurta dimë për Shenjtin që përkujtohet sot. Falë shkrimeve të ipeshkvit të parë të Torinos, Shën Maksimit, dihet me siguri vetëm se Shën Oktavi, së bashku me Shën Solutorin e Shën Aventorin jetuan dhe u martirizuan rreth shekullit III.

Gojëdhënat e mëvonshme i paraqesin si ushtarë të legjionit mitik të Tebesë dhe tregojnë se Oktavi e Aventori u mbytën në Valdoko të Torinos, ndërsa Solutori ia doli mbanesh të ikte në Kanaveze. Por aty u kap rishtas e iu pre koka në brigjet e lumit Dora Baltea.

Martiriologu Romak, kalendar zyrtar i Kishës universale, i përkujton me 20 nëntor, në përvjetorin e vdekjes, ndërsa dioqeza e Torinos ua kremton festën më 20 janar, ditën kur trupat e tyre u mbartën në Kishën e tre Shenjtorëve martirë.

Në Kodikët e komunës së Torinos gjejmë një ikonografi të pasur kushtuar Shën Oktavit, Shën Solutorit e Shën Aventorit, pajtorë të lashtë të qytetit, të cilët paraqiten me simbolet e martirëve e të ushtarëve tebei.

20 nëntor 2023, 10:19
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930