Kërko

Forze di sicurezza nello stato di Plateau, in Nigeria (foto d'archivio by Afp) Forze di sicurezza nello stato di Plateau, in Nigeria (foto d'archivio by Afp)

Në 20 sulme të armatosura në Nigeri, vriten 160 persona

Qeveria e Shtetit Plateau, në qendër të vendit afrikan, ka njoftuar se të paktën 160 civilë u vranë në dhjetëra sulme që ndodhën në shumë vende të zonës, rreth 200 kilometra nga kryeqyteti Abuja.

R.SH. - Vatikan

Deklarata e parë mbërriti të dielën më 24 dhjetor dhe fliste për 16 viktima në Shtetin Plateau, në Nigerinë qendrore. Të hënën, më 26 dhjetor, numri u dhjetëfishua: të paktën 160 të vdekur që u shkaktuan nga sulme të shumta që ndodhën në rreth njëzet vende të ndryshme të zonës. Kështu bëri të ditur qeveria e shtetit të Nigerisë, e cila foli për "banditë" që sulmuan të paktën 20 qendra të popullsisë midis të shtunës në mbrëmje dhe mëngjesit të së hënës së kaluar, me sulme të përshkruara si "të koordinuara".

Një zonë konflikti

Në Plateau, konfliktet mes komuniteteve të ndryshme që banojnë këto vise janë të shpeshta e të vazhdueshme dhe dhuna shpesh përfshin barinjtë dhe fermerët që sulmojnë njëri-tjetrin, kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve. Barinjtë janë kryesisht myslimanë, ndërsa fermerët janë kryesisht të krishterë, gjë që me kalimin e viteve ka kontribuar në inkuadrimin e kësaj dhune si të motivuar nga arsyet etniko-fetare. Dhuna është rritur edhe nga efektet e ndryshimeve klimatike në bujqësi.

Qindra të plagosur

Kryetari i koalicionit të kombësive etnike të të rinjve në Plateau, Paul Dakete, theksoi se vrasjet e kthyen atë që duhej të ishte një e kremte festive, Krishtlindjen, në një periudhë zie dhe u kërkoi autoriteteve t'u japin fund sulmeve të tilla sepse "çmenduria duhet të marrë fund". "Armiqësitë që filluan të shtunën vazhduan të hënën në mëngjes - tha presidenti i këshillit qeveritar i Bokkos, Kassah e shtoi se "më shumë se 300 njerëz u plagosën dhe u transferuan në spitalet e Bokkos, Jos dhe Barkin Ladi".

Bilanci viktimave mund të përkeqësohet

Lajme të mëtejshme vijnë nga zyra nigeriane e Amnesty International, e cila për agjencinë e lajmeve Associated Press tha se deri më tani janë konfirmuar 140 të vdekur në zonat të Bokkos dhe Barkin-Ladi, kryesisht të krishtera, bazuar në të dhënat e përpiluara nga punonjësit e saj në terren dhe zyrtarët lokalë. Dyshohet se numri mund të përkeqësohet pasi disa persona ende janë të zhdukur. Sulmet akoma nuk janë marrë përsipër

27 dhjetor 2023, 13:14