Gaza e Betlehemi: errësira e luftës nuk e ndal prodhimin e osteve
Në tmerrin e konfliktit që vijon në Gaza, një shenjë shprese vjen nga fabrika e osteve, e cila vazhdon të funksionojë. Laboratori i prodhimit, i drejtuar nga At Gabriel Romanelli, famullitar i Familjes Shenjte në Gaza dhe nga Fondacioni Shtëpia e Shpirtit dhe e Arteve, prodhon vazhdimisht "bukën, që do të bëhet Jezusi", shpjegon Arnoldo Mosca Mondadori, president i të njëjtit fondacion. Laboratori, pjesë e projektit “The sense of bread”, është i pranishëm edhe në Betlehem
R.SH. / Vatikan
Në tmerrin e konfliktit që vijon në Gaza, një shenjë shprese vjen nga fabrika e hosteve, e cila vazhdon të funksionojë. Laboratori i prodhimit, i drejtuar nga At Gabriel Romanelli, famullitar i Familjes Shenjte në Gaza dhe nga Fondacioni Shtëpia e Shpirtit dhe e Arteve, prodhon vazhdimisht "bukën, që do të bëhet Jezusi", shpjegon Arnoldo Mosca Mondadori, president i të njëjtit fondacion.
Laboratori, pjesë e projektit “The sense of bread”, është i pranishëm edhe në Betlehem. E ndërsa hostet vijojnë të renditen nga dora e mjeshtrit, të duket sikur prej tyre del një zë, që na fton: “Merreni e hajeni: ky është korpi im, që do të flijohet për ju!”.
31 dhjetor 2023, 16:23