Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
No.6 in Re Maggiore
Programe Podcast

Në Bruksel, ripohohet perspektiva e integrimit të Ballkanit në BE

Mbahet sot në Bruksel, Takimi i liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi perspektivën e integrimit të këtyre vendeve, ndër të cilat, edhe Shqipëria. “Shqyrtohen masa shtesë, që synojnë hapa të mëtejshëm përpara në integrimin gradual”, thuhet në një notë të Këshillit Evropian

R.SH. – Vatikan

Një vit pas Takimit të vitit 2022 në Tiranë, liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor takohen sot në Bruksel. “Samiti përfaqëson një mundësi për të ripohuar perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor, si dhe nevojën që vendet e tij të arrijnë rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në reforma, të mbështetur në vlerat dhe parimet e Bashkimit Evropian”, shpjegohet në faqen e internetit të Këshillit Evropian. Temat kryesore në tryezën e diskutimeve janë: thellimi i impenjimit politik dhe strategjik me Ballkanin Perëndimor; afrimi i partnerëve të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe përparimi në integrimin e tyre gradual; ndërtimi i një baze të qëndrueshme ekonomike për të ardhmen dhe zbutja e ndikimit të luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës; forcimi i sigurisë dhe arritja e reagimeve të qëndrueshme ndaj krizave.

Do të shqyrtohen masa shtesë

 Krerët e mbledhur në Bruksel pritet të japin një deklaratë të përbashkët në fund të Takimit. BE-ja “synon ta afrojë Ballkanin Perëndimor me Bashkimin Evropian, duke përgatitur terrenin për anëtarësim dhe duke siguruar përfitime konkrete për qytetarët e tij që gjatë procesit të integrimit”, sqaron një notë e Këshillit. “Për këtë qëllim, do të shqyrtohen masa shtesë, që synojnë hapa të mëtejshëm përpara në integrimin gradual”. Samiti “do të japë mundësinë për të diskutuar veprime të koordinuara lidhur me çështjet e sigurisë, të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kuadrin e agresionit rus kundër Ukrainës. Këtu përfshihet edhe lufta kundër manipulimit të informacionit nga subjektet e huaja dhe përmirësimi i sigurisë kolektive kibernetike”.

13 dhjetor 2023, 09:31
Prev
March 2025
SuMoTuWeThFrSa
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
Next
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930