Kërko

 Il Natale nella letteratura Il Natale nella letteratura

"Oratori i Krishtlindjes" i Bach, ndër këngët më të kënduara të Krishlindjes

Edhe pse tema e Krishtlindjes frymëzoi shumë pjesë të kompozitorëve të mëdhenj, si Oratori i Krishtlindjes i Bach; Simfonia e Krishtlindjes e Händel e shumë të tjera, që po i kujtojmë në faqen tonë të internetit1, zanafilla e përbashkët e këngëve më të njohura të Solemnitetit, duhet kërkuar në stanet e barinjve, të cilët i mbartën që nga thellësia e shekujve këngët e kënduara nga paraardhësit e tyre.

Vijojmë udhën e Krishtlindjes (emisioni i 29) e pranë Shpellsë së Betlehemit, sodisim edhe mrekullinë e Bredhit, që ndriçon këto netë të lume. Sodisim e këndojmë!

R.SH. / Vatikan

"Oratori i Krishtlindjes" i Bach

Krishtlindja është festa e këngëve. Janë shumë, shkruar e kompozuar në rrjedhë shekujsh. Njihen me emrin këngë të Krishtlindjes, ose këngë Këshndellash. Janë gjini muzikore me argument kryesor pikërisht festën e Lindjes së Krishtit. Këndohen para e pas Festës së madhe të dimrit, prej kohësh, që nuk mbahen mend. Pothuajse të gjitha e kanë zanafillën nga traditat gojore popullore.

Këngët e Krishtlindjes, si këngë korale, janë edhe shprehje e ndjenjave më të thella vëllazërore të besimtarëve, që i kremtojnë, në gji të bashkësisë së krishterë, Festat e  bardha.

Edhe pse tema e Krishtlindjes frymëzoi shumë pjesë të kompozitorëve të mëdhenj, si Oratori i Krishtlindjes i Bach; Simfonia e Krishtlindjes e Händel e shumë të tjera, që po i kujtojmë në faqen tonë të internetit1, zanafilla e përbashkët e këngëve më të njohura të Solemnitetit të Krishtlindjes, duhet kërkuar në stanet e barinjve, të cilët i mbartën që nga thellësia e shekujve këngët e kënduara nga paraardhësit e  tyre.

Të frymëzuar nga lavdet që këndoheshin për nder të Krishtit Fëmijë gjatë procesioneve, kremtuar në vise të ndryshme ku përhapej krishterimi, që në zanafillë të tij. Por tradita e këngëve të Krishtlindjes nuk ndalohet këtu. Zhvillohet në rrjedhë shekujsh në të katër anët e botës, siç e tregojnë 6 këngët e zgjedhura për këto gjashtë ditë të mëdha festive.

E kur themi në të katër anët e botës, nuk kemi parasysh vetëm vise e qytete të mëdha, por edhe ato të voglat fare. Madje edhe, e sidomos, fshatrat e panjohura, thellë maleve, ku barinjtë vijojnë edhe sot e kësaj dite të kullosin grigjën e t’i gëzohen, në stanet e tyre, Dritës së Krishtlindjes, duke e ndjerë festën shumë më thellë, se njerëzit, që e kremtojnë duke u endur nëpër udhët e ndritura të qyteteve të mëdha. Po e ilustrojmë këtë hyrje me Oratorin e Bach, cikël me gjashtë kantata, për tri ditë festive: 25, 26 e 27 dhjetor. I këndojnë historisë së Lindjes së Jezusit, sipas Ungjillit të Shën Lukës (Lk 1-2,20), Ditës së Vitit të Ri, sipas Lukës (Lk 2,21) dhe  Dëftimit të Zotit(sipas Mateut(Mt 2,1-12).

E pas Bachut, gjatë gjithë kësaj jave, që i paraprin Sh’Këndellës, do t’ju njohim me   8 nga 30 këngët më të kënduara të Krishtlindjes....

Simfonia e Krishtlindjes: Händel

Ave Maria:  Franz Schubert

Ave Maria: Charles Gounod

Weihnacht suite: Alle Jahre wieder (Friedrich Silcher),

Gloria in excelsis Deo, Tochter Zion (Georg Friedrich Händel),

Plaku i Vitit të Ri: Henri Martinet e Max Eschig

Suite për Krishtlindje: Eduard Ebel

Messiah: Sinfonia, Händel/Bach

Krishtlindje e bardhë: Irving Berlin  

Suitë Krishtlindjesh: Valentin Schumann  

Rondò Veneciane - Laudamus Jesus: Gian Piero Reverberi

I dashur Plaku i Vitit të Ri: Gian Piero Reverberi

Simfonia e Krishtlindjes: Gian Piero Reverberi

29 dhjetor 2023, 11:56