Jo vetëm Ukraina, jo vetëm Gaza: luftë botërore pjesë-pjesë
R.SH. / Vatikan
Shprehja "lufta e tretë botërore pjesë-pjesë", e përdorur për herë të parë në vitin 2014 nga Papa Françesku, rijehon ndërmjet analistëve, duke zbuluar gjithë rëndësinë e saj. E pamohueshme: epoka jonë është përplot me konflikte të shpërndara, por të lidhura për sa u përket shkaqeve dhe bashkëpërgjegjësisë, efekteve dhe rreziqeve që përhapën sakaq. Është ana e errët e një ndërvarësie të përbërë nga antagonizma lokale, por më e qartë dhe e kuptueshme në nivel global. Në komplot përfshihet edhe metamorfoza e luftës, hibride në raport me metodat, natyrisht, por edhe në raport me aktorët: jo më vetëm aktorë shtetërorë, pavarësisht postulateve moderne.
Shprehja "lufta e tretë botërore pjesë-pjesë", e shpikur në 2014-ën nga Papa Françesku, rijehon mes analistëve, duke zbuluar gjithë rëndësinë e saj. Është e pamohueshme: jona është epokë konfliktesh të përhapura, por të lidhura për sa i përket shkaqeve dhe bashkëpërgjegjësisë, efekteve dhe rreziqeve që përhapen sakaq. Është ana e errët e një ndërvarësie të përbërë nga antagonizma lokale, por më e qartë dhe e kuptueshme në nivel global. Në komplot përfshihet edhe metamorfoza e luftës, hibride në raport me metodat, natyrisht, por edhe në raport me aktorët: jo më vetëm aktorë shtetërorë, pavarësisht postulateve moderne.
E gjithë kjo tani është e pakundërshtueshme, mjafton të shikoni teatrin ukrainas dhe izraelito-palestinez, si dhe ngjarjet në Libi dhe Siri. Por mozaiku përbëhet nga shumë pjesë të tjera, të cilat duhen kujtuar shkurtimisht, që të mund të ndërgjegjësohemi për pamundësinë e besimit në mbrojtjen e distancës thjesht gjeografike.
Në Afrikë 31 shtete dhe rreth 300 grupe janë të përfshira në konflikte.
Radikalizmi islamik ka përfituar nga paqëndrueshmëria e rrezatuar në zonën sub-Sahariane prej anarkisë libike, duke e bërë Sahelin rajonin më të goditur nga terrorizmi xhihadist. Mangësitë e qeverisë në ndeshjen me të kanë krijuar një sekuencë grushti shtetesh ushtarake, me kontributin e sfidës ruse në sferën hegjemoniste të Francës. Pra, në Burkina Faso, Mali, Niger.
Në Sudan, "grusht shteti brenda grushtit të shteti" i tentuar nga gjenerali Hemedti, riaktivizoi luftën guerrile në Darfur, ku vijon një migrim masiv drejt Çadit, i nxitur nga dhuna kundër grupit etnik Masalit nga milicitë arabe dhe trupat e RSF-së. Në Çad, nga ana tjetër, keqësimi i ushqyerjes për shkak të bllokadës së grurit ukrainas, po ringjall frontet revolucionare të luftës civile, që pati përfunduar më 2010.
Në Etiopi, qeveria ndeshet me separatistët, me mbështetje të jashtme, duke zgjatur pasojat e luftës së Tigray (2020-2021), e cila përfundoi me mbi 500 mijë të vdekur dhe 2 milion njerëz të zhvendosur.
Qeveria e Nigerisë po sfidohet nga Boko Haram dhe irredentistët e Biafras, ndërsa Somalia rrënohet nga luftërat civile (1986-2006), e mercenarët e kryekomandantëve lokalë dhe milicive al-Shabaab janë ende të tërbuar, në një përzierje marrëveshjesh me fuqitë e mafias ekonomike dhe ndërkombëtare. E njëjta gjë ndodh edhe në Republikën Demokratike të Kongos, tashmë në qendër të të ashtuquajturit Holokausti i Zi (1996-2003) me 5 milionë viktima. Pavarësisht misionit Monusco, mbi njëqind milici po zgjasin krizën humanitare, me bashkëpunim të jashtëm të interesuar për burimet nxjerrëse (përfshirë tokat e rralla, themelore në tregun e energjisë së gjelbër). Ndërkohë qeveria kthehet për të kërcënuar Ruandën, e akuzuar për financimin e inkursioneve të paraushtarakëve M23. Por në këto orë vihet re një shqetësim për përplasjet që lidhen me zgjedhjet presidenciale të 20-21 dhjetorit, të cilat u zhvilluan në kaos procedural: numërimi i kryer jashtëzakonisht ngadalë, konfirmon rizgjedhjen e Tshisekedi-t, ndaj të cilit opozita reagon duke denoncuar mashtrimet dhe duke e çuar vendin në prag të luftës.
Në Amerikën Qendrore dhe Jugore, 7 qeveri dhe rreth 40 kartele të trafikut të drogës dhe milici revolucionare rrokin armët. Për më tepër, ditët e fundit është ndezur sërish shkëndija e tensioneve ndërmjet Venezuelës dhe Guajanës. Në fillim të dhjetorit, Maduro, i trimëruar nga rezultatet e referendumit, rifilloi aneksimin e Essequibo, të cilin me çmimin e Parisit të vitit 1899 SHBA, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar e përfshinë në territorin Guyanez, atëherë një koloni britanike. Karakasi e kundërshtoi rishtas paligjshmërinë e transferimit, duke hequr pluhurin nga një marrëveshje e vitit 1966 dhe duke hedhur poshtë juridiksionin e arbitrazhit që iu besua Gjykatës së Hagës. Mobilizimi i një kontigjenti venezuelian në javët e fundit, ngjalli frikën për më të keqen, duke vënë në gatishmëri Guajanën dhe Brazilin. Marrëveshja Argyle ndëmjet Maduros dhe liderit Guyanez Ali dukej se do t’i shuante flakët, me angazhimin për të zgjidhur mosmarrëveshjen përmes kanaleve diplomatike. Megjithatë, dërgimi nga Londra i anijes ushtarake HSM në ujërat e Guyanezit, tashmë denoncohet nga Venezuela si kërcënim i denjë për reagim, i cili tani për tani ka nisur me organizimin e një stërvitje ushtarake në Karaibe.
Në Evropë, përveç ngjarjeve në Ukrainë, inkandeshenca ndërmjet Serbisë dhe Kosovës reflekton edhe tensionet (kino)ruso-amerikane.
Azia ka 27 qeveri dhe rreth 500 aktorë joshtetërorë në gjendje konflikti.
Operacioni i rrufeshëm i Azerbajxhanit sapo ka shpërbërë secesionizmin e Nagorno-Karabakut, deri dje i mbështetur nga Armenia, Rusia, Irani dhe kurdët, kundër trupave të Azerbajxhanit të furnizuara nga Turqia, Izraeli dhe Pakistani: rivalitete të ndërthurura, riformulimet e fundit të të cilave (marrëveshjet ruso-turke, projekti Brics+ dhe armenët afrohen më shumë me orbitën e SHBA) shpjegojnë rezultatin "sakrifikues" ku nga viti 2024 zona do të riintegrohet në Artsakh Azerbajxhanas, me të panjohurën e refugjatëve armenë.
Në Pakistan, në qetësinë e fërkimeve me Indinë për Kashmirin, përplasjet me islamistët dhe separatistët që drejtojnë vendin, platforma atomike e SHBA-së në drejtimin e projeksioneve arabe të Pekinit, mbetet aktive.
Talebanët në Afganistan testojnë edhe një herë rezistencën të Aleancës Veriore dhe kërcënimet terroriste të Isis-K, në Panjshir, që lëviz nga provinca iraniane e Khorasanit, duke akuzuar Kabulin për inteligjencë okulte me SHBA-në në funksion anti-kinez.
Në paralelen e 38-të, konflikti mes dy Koreve mbetet i ngrirë, pavarësisht provokimeve të Phenianit, ndërsa ushtritë e Filipineve, Indonezisë, Tajlandës dhe Nepalit beshen me al-Kaedën dhe maoistët.
Në Mianmar, etnokracia Bamar e udhëhequr nga junta e grushtit ushtarak, është rikthyer në praktikat gjenocidale kundër Rohingya-ve dhe grupeve të tjera më të vogla etnike, zhvendosja e të cilëve kërcënon stabilitetin e të gjithë rajonit, ku SHBA, India dhe Kina luftojnë për ndikim. Në javët e fundit, Operacioni 1027 i kryer nga forcat ndëretnike ka arritur të ndalojë kontrollin e pjesës më të madhe të territorit nga ushtria qeveritare. Ndërmjetësimi indonezian duket se ka dështuar, edhe për shkak të vështirësisë për të gjetur një bashkëbisedues të vetëm mes grumbullit të grupeve guerile. Junta, pasi e akuzoi për mbështetjen e rebelëve, tani po i kërkon sërish Kinës të ndërhyjë. Dhe kjo, ndërsa përsëriti mosndërhyrjen e saj, duke pasur parasysh keqësimin e përplasjeve pranë kufirit, zyrtarizoi për herë të parë apelin për armëpushim.
Në Lindjen e Mesme, ferri në Gaza është i ndërthurur me luftën në Siri ("fatkeqësia më e madhe e shkaktuar nga njeriu që nga Lufta II Botërore", sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut), në të cilën përleshjet ndërmjet grupeve lokale janë të mbështetura. nga fuqitë rivale, të cilave u shtohen edhe sulmet izraelite kundër trupave shiite.
Kurdistani mbetet objektivi i forcave të Ankarasë, të cilat, duke çrrënjosur pavarësinë kurde, synojnë të krijojnë një tampon sigurie në jug, funksional për planin e Turqisë për t'u bërë qendër evropiane e energjisë.
Libani vuan nga shkëmbimet e gjata të zjarrit ndërmjet Hezbollahut dhe Izraelit përgjatë Linjës Blu, pavarësisht nga ndërhyrja e Unifil, duke vuajtur nga ndërhyrja e Riadit, Teheranit dhe Parisit, në kontekstin e një paqeverisjeje funksionale ndaj oreksit për fushat e gazit jashtë brigjeve, të cilat deri më tani kanë qenë joproduktive për shkak të mosmarrëveshjeve me Tel Avivin për kufijtë detarë. Por në këto orë e gjithë vëmendja përqendrohet te presioni ushtarak i Hezbollahut kundër Izraelit, i zënë me masakrat në Rripin e Gazës dhe dhunën më pak të ndjeshme në Bregun Perëndimor.
Jemeni është përsëri në qendër të vëmendjes ndër lajme, për shkak të sulmeve të Houthi-ve kundër anijeve tregtare që kalojnë tranzit në Detin e Kuq, me synim pengimin e furnizimeve në Tel Aviv dhe rritjen e presionit ndërkombëtar mbi qeverinë Netanyahu duke bllokuar rrugën për në Suez. Operacioni ajror-detar i Prosperity Guardian i udhëhequr nga Uashingtoni për të mbrojtur korridorin nuk duket se i frikëson rebelët jemenas, të cilët thuhet se synojnë të kryejnë bastisje çdo 12 orë edhe me koston e bombardimit nga SHBA dhe aleatëve të saj. Para së gjithash, vlen të kujtohet se lufta në Jemen shpërtheu nën presionin e Pranverës Arabe në vitin 2015, kur një lidhje, e udhëhequr nga Arabia Saudite, nisi të bombardonte Huthitët shiitë, të mbështetur nga Irani. Pasi ndau veriun rebel nga jugu i qeverisë, konflikti u shndërrua në një luftë tjetër, në këtë rast ndërmjet Teheranit dhe Riadit, shoqëruar me një emergjencë humanitare. Armëpushimi i vitit 2022, i vërtetuar nga rilidhja e fundit diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit, të inkurajuar nga Kina (në funksion të Brics+), ka ende efekte të pjesshme duke pasur parasysh iniciativat e konfliktit midis antagonistëve vendas.
Rishikimi është i përafërt, por të dhënat e zhveshura sasiore nuk llogariten. Ajo që ka rëndësi janë lidhjet. Për shkak të tyre, pavarësisht na çka thuhet, realiteti pretendon provat e veta. Në shpresat tona për vitin që vjen, ne përfshijmë edhe detyrën për t'u ndjerë përgjegjës, pa asnjë alibi për dembelizmin apo, aq më keq, për bashkëfajësitë e fshehura nga mbulesat ideologjike më të pamundshme. Bota siç e njohim sot nuk e lejon luksin e mosinteresimit për fatin e familjes njerëzore.