Presidenti Ibrahim Rugova në përvjetorin e kalimit në amshim
R.SH. - Vatikan
Si sot, me 21 janar 2006, Kosova dhe shqiptarët përjetuan me hidhërim vdekjen e parakohshme të liderit e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Dr Ibrahim Rugova simbol i udhës paqësore drejt fitores së Pavarësisë, qe prijës i vlerave demokratike, i qëndresës qytetare, misionar i paqes, vizionar e arkitekt i pavarësisë së Shtetit të Kosovës, mik e bashkëbisedues i çmuar i Bashkësisë Ndërkombëtare në Ballkan.
Dr. Ibrahim Rugove paraqiti che denuncoi gjendjen e rëndë të të drejtave njerëzore në Kosovë duke e ndërkombëtarizuar këtë çështje, e çojë zërin duke kërkuar respektimin e dinjitetit të çdo njeriu dhe të një populli të tërë. I frymëzuar nga personalitete të mëdha të së kaluarës e të kohës, si ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani, Gandhi, Martin L. King, V. Havel, Papa Shën Gjon Pali dhe e Shёn Nënë Tereza – Ganxhe Bojaxhiu, dr. Ibrahim Rugova jetoi e veproi deri në fund për popullin dhe vendin e tij, duke lënë kështu një trashëgimi të jashtëzakonshme si njeri i kulturës, si kultivues i paqes e burrë shteti largpamës.
Ibrahim Rugova në jetën personale, në veprimtarinë kulturore, shoqërore, politike e atё publike, siç u shpreh në bisedë me redaksinë shqipe të Radio Vatikanit, pati si frymëzim disa figura e personalitetet si: Shën Gjon Pali II, Shenjta Nënë Terezë e kryeipeshkvi madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani.
Ja fjalët e Presidentit Ibrahim Rugova, në njërën nga intervistat që realizuam me të më 1999, mbi figurën e kryeipeshkvit shqiptar imzot Pjetër Bogdani dhe mbi personalitetin e Shenjtës shqiptare Nënë Terezën. Presidenti Rugova rrëfen se pati një takim të vetëm me Nënë Terezën, në vitin 1995 në aeroportin e Romës, dhe kujton mbresat e pashlyeshme nga biseda prekëse me bijën, motrën e Nënën e popullit shqiptar, Ganxhe Bojaxhiun.
Nga arkivi i redaksisë shqipe të Radio Vatikanit ju propozojmë disa fragmente nga intervista e don David Xhuxha me Presidentin dr. Ibrahim Rugova: