Shën Dana, diakon e martir i Shek. IX, nga Vlora
R.SH. / Vatikan
Shën Dana, me origjinë nga Valona, mbërrini në Salento, Itali, ku shërbeu si diakon në Shenjtëroren e Santa Maria di Leuca. Gjatë një sulmi të saracenëve ndaj Shenjtërores, ai mori me vete kutijen që përmbante Eukaristinë Shenjte dhe për ta shpëtuar iku me nxitim drejt një shtëpie më të mbrojtur në Montesardo. Por disa milje larg qytetit, në lokalitetin La Mora, u kap dhe u plagos.
Megjithatë, përpara se të vdiste me martirizim, për shkak të fesë së tij të krishterë, për të shmangur përdhosjen e Eukaristisë, mbërrini në kohë të konsumonte Hostet e Shenjta. Në vendin e martirizimit të tij gjendet një rrasë mermeri, e cila ndodhet rreth 200 metra nga fshati që mban emrin e tij. Festa liturgjike e Shën Danas kremtohet më 16 janar.