I Santi, vetrate I Santi, vetrate

Shenjtorët e javës 14 – 21 janar

E diel 14 janar, Kisha katolike romake kremton të Dielën II gjatë vitit liturgjik, ciklit të dytë ‘B’. Gjithnjë më 14 janar, kalendari kishtar përkujton shën Feliksina po Gëzimin nga Nola, shën Nino-n e shën Malakinë profet.

R.SH. / Vatikan

E diel 14 janar, Kisha katolike romake kremton të Dielën II gjatë vitit liturgjik, ciklit të dytë ‘B’. Gjithnjë më 14 janar, kalendari kishtar përkujton shën Feliksina po Gëzimin nga Nola, shën Nino-n e shën Malakinë profet.

Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele të Dytë gjatë vitit kishtar nga shën Gjoni (Gjn 1,35-42)na tregon se si, Gjon Pagëzuesi e njeh dhe dëfton Jezu Krishtin si “Qengjin e Hyjit, si Atë që heq mëkatin e botës”. Në të vërtet Ai i merr mbi vete mëkatet e njerëzimit për t’i shlyer e asgjësuar dhe për të shenjtëruar çdo mëkatar. Skena zhvillohet në brigjet e lumit Jordan, një ditë pas pagëzimit të Krishtit. E aty, Gjon Pagëzuesi ua paraqet Mesinë dy prej dishepujve, me këto fjalë: “Ja, Qengji i Zotit!”. E ata të dy, duke i besuar dëshmisë së Gjonit, shkuan pas Jezusit.

Të hënën më 15 janar, kalendari kishtar përkujton shën Palin vetmitar, Maurin, shën Probo-n e shën Sekondinën.

Të martën më 16 janar, kalendari kishtar përkujton shën Marçelin I, papë e martir; shën Prishillën, matronë romake.

Të mërkurën më 17 janar, kalendari kishtar përkujton shën Antonin, abat.

Të enjten më 18 janar, kalendari kishtar përkujton shën Priskën, themeluese të Kishës me të njëjtin emër mbi kodrën romake Aventino.

Po këtë ditë fillon Java e Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve 2024,  nga 18 deri më 25 janar me temë “Duaje Zotin, Hyjin tënd… e duaje të afërmin tënd porsi vetveten!”: ky është verseti i Ungjillit sipas Lukës (10,27). Prej këndej, Kisha i porosit të krishterët të luten për t’i lypur Zotit dhuratën e bashkimit të plotë ndërmjet dishepujve të Krishtit.

Të premten më 19 janar, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin, ipeshkëv i Ravenës; shenjrtorët Mario, Marta, Audifaci e Abaku, martirë.

Të shtunën më 20 janar, kalendari kishtar përkujton shën Fabianin, papë e martir; shën Sebastianin, martir.

Të dielën e ardhshme më 21 janar, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e III të kohës gjatë vitit liturgjik, ciklit të dytë ‘B’ e gjithnjë më më 21 janar, kalendari kishtar përkujton shën Anjezën, virgjër e martire.



14 janar 2024, 09:23